Lajmet

Gjirokastër, aksident tragjik me 3 të vdekur e 7 të plagosur

24.07.2016 19:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gjirokastër, aksident tragjik me 3 të vdekur e 7 të plagosur

Albana Hasani, oficere policie, fëmija e saj 9 muajsh dhe një e mitur 18 muajshe janë viktimat e aksidentit që ndodhi mesditën e së dielës në rrugën Gjirokastër-Tepelenë. Pranë fshatit Mashkullore, dy mjete janë përplasur ballë për ballë.

Një mjet furgon “Mercedes” në të cilin udhëtonin 8 persona dhe një “Nissan off rod” me targa të Zvicrës ku udhëtonin tre persona u përplasën me njëri tjetrin.

Përplasja ka qenë shumë e fortë sa i ka marrë jetën nënës së re dhe foshnjës së saj menjëherë, në mjetin furgon, ndërsa në mjetin tjetër ku udhëtonte një familje nga Kosova humbi jetën fëmija vetëm 18 muajsh. Shtate persona të tjerë janë plagosur shumë rëndë.

Dëshmitarët thonë se ishte shumë e vështirë edhe për të nxjerrë të plagosurit nga mjetet e shkatërruara shumë rëndë. Për këtë është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Gjirokastrës. Pas ndihmës së parë që u dha atje, dy personat që ishin në gjendje kritike janë transportuar me helikopter në qendrën e traumës në Tiranë.

Mjekët në Tiranë konfirmojnë se edhe një fëmijë, vetëm 1 vjeç është në gjendje shumë të rëndë, ndërsa 3 të plagosur janë në gjendje kome, ndërsa nga Gjirokastra më vonë janë dërguar edhe të plagosurit e tjerë që ishin në gjendje më të mirë.

Aksidenti duket se ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar dhe me shpejtësi të madh. Policia ka dalë në këtë konkluzion për shkak të vendit ku ka ndodhur përplasja dhe forcës së madhe që ka shkatërruar tërësisht mjetet./tch/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje