Gjermania e dënon me 10 vjet burgim rekrutuesin e ISIS-it, planifikoi sulm

E publikuar: 24/02/2021 13:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një gjykatë gjermane të mërkurën dënoi me mbi dhjetë vjet burgim një predikues irakian, pasi e shpalli fajtor për pjesëmarrje në planifikimin e një sulmi në Gjermani dhe mbledhjen e fondeve dhe luftëtarëve për grupin e ashtuquajtur Shtet Islamik.

Prokurorët e kanë akuzuar irakianin 40 vjeç, të identifikuar në dokumentet e gjykatës si Ahmad Abdulaziz Abdullah A., për rekrutimin e së paku shtatë personave që përfunduan duke udhëtuar drejt Lindjes së Mesme, ku luftuan përkrah ISIS-it.  Gjykata e Lartë Rajonale në qytetin verior, Celle, e dënoi irakianin me dhjetë vjet e gjysmë burgim. Tre anëtarëve të tjerë të rrjetit që ai e kishte ndërtuar u dënuan me nga katër deri në tetë vjet burgim.  I dyshuari kryesor, i njohur me nofkën Abu Walaa, që në gjuhën arabe e ka kuptimin Baba i Besnikërisë, dhe tre të tjerët u arrestuan në nëntor të vitit 2016 gjatë bastisjeve në rajonet e Saksonisë së Ulët dhe Nord-Rhine Westphalen.  Prokurorët thanë se burrat kishin mbajtur mësime fetare, gjatë të cilave të rekrutuarit e mundshëm janë ekspozuar ndaj materialeve radikale.