Gjermania, do vazhdojë mbështetjen për OEGjK-në

27.08.2015 12:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gjermania, do vazhdojë mbështetjen për OEGjK-në

Ambasada Federale e Gjermanisë në Kosovë, do të vazhdojnë bashkëpunimin dhe mbështetjen e fuqishme për Odën Ekonomike Gjermano Kosovare. Ky ka qenë mesazhi i zëvendësambasadores së Gjermanisë në Kosovë znj. Christina Gehlsen, gjatë takimit të zhvilluar në ambientet e OEGJK-së, ku është pritur nga presidenti z. Samir Krasniqi dhe drejtori ekzekutiv z. Albert Matoshi
Në takimin njohës me zëvendësambasadoren znj. Gehlsen, meqë së fundmi ajo është ngarkuar në këtë pozitë, presidenti i Odës Ekonomike Gjermano Kosovare z. Krasniqi dhe drejtori ekzekutiv z. Matoshi, e kanë njoftuar atë me angazhimin e OEGJK-së për të thelluar bashkëpunimin ekonomik të ndërmarrësve të të dyja vendeve.
Duke folur shkurtazi rreth themelimit të OEGJK-së, z. Krasniqi e informoi mysafiren rreth historikut dhe krijimit të saj me 2012, duke pas mbështetjen kryesore të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë.
Presidenti z. Krasniqi, gjithashtu e njoftoi zëvendësambasadoren znj. Gehlsen edhe me aktivitetet e OEGJK-së në të kaluarën dhe rolin e Odës në ndërmjetësimin mes kompanive gjermane dhe kosovare. Ai po ashtu foli edhe për mundësitë që OEGJK ofron për të gjitha kompanitë gjermane që janë të interesuara të investojnë në vendin tonë, duke theksuar se OEGJK i këshillon ato, u jep informata të rëndësishme, si dhe po përpiqet në ndërtimin e një ure të shëndoshë bashkëpunimi mes bizneseve kosovare dhe atyre gjermane.
Gjithashtu z. Krasniqi, në pika të shkurtra foli edhe për gjendjen e ekonomisë kosovare dhe klimën e të berit biznes.
Drejtori ekzekutiv i OEGJK-së z. Albert Matoshi, e njoftoi znj. Gehlsen, për anëtarësinë e Odës, kategoritë e anëtarësisë dhe profilin e kompanive anëtare. Drejtori z. Matoshi theksoi faktin se OEGJK në vazhdimësi punon në fuqizimin e partneritetit mes firmave gjermane dhe kosovare, çfarë do t´u mundësonte ndërmarrjeve të Kosovës hyrje në tregun gjerman me qëllim të ngritjes së eksportit. Ai i përmendi znj. Gehlsen edhe për disa nga shërbimet më të mira që ofron OEGJK, sikur është edhe sjellja e ekspertëve senior nga Gjermania për të ndihmuar në fusha të ndryshme bizneset kosovare.
Zëvendësambasadorja znj. Gehlsen, duke e vlerësuar lartë angazhimin dhe punën e OEGJK-së, u shpreh e gatshme ta mbështesë Odën edhe me tutje, si një mekanizëm lidhës ndërmjet kompanive gjermane dhe kosovare për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë