Gjendet trupi i pajetë i qytetarit që ra në lumë (FOTO)

E publikuar: 22/05/2022 16:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është gjetur trupi i pajetë i qytetarit që mëngjesin e sotëm ka rënë në lumë në fshatin Deiq të Klinës.

Sipas informacioneve të siguruara nga Klan Kosova, dy qytetarë, axhë e nip, e kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës dhe e kanë thirrur policinë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe janë duke nxjerrë trupin e pajetë nga lumi.

Për më shumë informacione Klankosova.tv do të ju mbajë të informuar.