Gërvalla: S’do të kërkojmë rrugica për ta implementuar Asociacionin që e shkelë Kushtetutën tonë

E publikuar: 16/01/2023 12:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryediplomatja Donika Gërvalla tha se Asociacioni nuk mund të implementohet, pasi e shkelë Kushtetutën e vendit.

Duke kërkuar që dialogu të fillojë me intensitet, Gërvalla tha në një konferencë me homologen e saj sllovene, Tanja Fajon se kërkesat tjera të Serbisë, përveç Asociacionit, do të mund të shqyrtoheshin, raporton Ekonomia Online.

“Kjo Qeveri e Republikës së Kosovës nuk do të kërkojë rrugica për të implementuar një Asociacion që e shkelë Kushtetutën tonë”.

“Asociacioni për të cilin palët janë marrë vesh në Bruksel, ai nuk mund të implementohet në vendin tonë sepse e shkelë Kushtetutën”.

“Nuk mund të kërkoni nga Qeveria e Republikës së Kosovës ta shkelë Kushtetutën e saj”, tha ajo.