Gecaj: Opozita po dhunon institucionet

22.09.2015 16:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gecaj: Opozita po dhunon institucionet

Zëvendësministri i Ministrisë së Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj një herit anëtarë i LDK-së, ka reaguar pas veprimit të opozitës që të mos lejoj që kryeministrin e vendit të raportoj në Kuvend për marrëveshjen e arritur në Bruksel për Asociacionin e Komunave Serbe.

Ai në një shënim në Facebook ia ka bërë të qartë partive opozitare se pushteti fitohet me vota e jo me dhunë.

Ai ka thënë se ajo çka po ndodh në Kuvend është irrituese ku po dhunohen institucionet.

Ja postimi i plotë i tij:

KOALICIONI ME PËRMBYTËSIT

Është vërtetë irrituese ajo qka po ndodhë sot në skenën politike Kosovare. Po dhunohen institucionet e krijuara me mund e gjak nga individë të cilët mundohen të na mashtrojnë se këtë e bëjnë në mbrojtje të interesit kombëtar dhe në emër të popullit. Megjithatë, ata po harrojnë se në të gjitha vendet demokratike, në emër të popullit flasin vetëm ata të cilët zotërojnë shumicën parlamentare. Pra, opozita duhet ti fitoi zgjedhjet, dhe të drejtën të flasë në emër të popullit, në kutitë e votimit, e jo me PËRMBYSJEN e pushtetit, koncept ky dominues në qasjen e Vetëvendosjes që nga fillimi i egzistencës së tyre.

Është për të ardhur keq që këtij koncepti tani i janë bashkangjitur edhe dy partitë tjera opozitare, duke u shndërruar kështu, me apo pa vetëdije, në instrument të VV-së drejt PËRMBYSJES së shtetit. Kjo nuk është vëttetë arsyeja për të cilën elektorati i nderuar u ka japë votën këtyre partive politike, posaçërisht AAK-së dhe NISMA-s.

Elektorati i dy të fundit nuk ka votuar për një qasje të tillë, përndryshe do të votonin VV-në. Pra, nuk kanë votuar që këto të dyja të bëhen bishti i Vetëvendosjes dhe të rrënohet ajo që është krijuar deri më tani.

Tentime për të përdorë dhunë kishte edhe vitin e kaluar, gjatë përpjekjes për formimin e një koalicioni ndryshe – VLAN -, por ishte mu LDK edhe atëherë e cila nuk lejoi dhe kundërshtontoi një qasje të tillë. Por atëher lidere e VLAN-it ishte LDK, ndësa tani lidershipi fatkeqësisht ka kaluar tek PËRMBYTËSIT. Është gjithashtu për të ardhë keq kur shef manipulimin që i bëhet publikut të gjërë me mbledhjen e nënshkrimeve kundër marreveshjeve të cilat dikurë i kishin përkrahur të njejtit. Luhet pra në mënyrë jo të sinqertë me ndjenjat popullore për interesa të pastra politike. Pra, preket opinioni aty ku janë më të ndieshmit, duke i mashtruar se marrëveshjet sjellin Serbinë brenda, derisa ato e bëjnë mu të kundërten, nxjerrjen e fazuar te Serbisë nga pjesa veriore e vendit dhe shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin e Kosovës.

Gjithashtu, tentohet ti iket problemeve të shumta të brendshme, duke hapur “frontin” e jashtëm. Unë shpresoi dhe besoi se publiku i gjërë do ti kuptoi këto qëllime dhe nuk do të përkrahi rrënimin e gjithë asaj që është krijuar deri më tani. Republikën nuk na mbrojnë ata të cilët e mohojnë egzistencën e sajë, por ne të gjithë së bashku. Institucioni i Parlamentit dhe i Kryeministrit nuk goxon të përdhoset nga askush, dhe duhet të mbrohet nga gjithsecili. Kosova ka nevojë të ndërtoi mbi arritjet e deritanishme dhe të eliminoi të gjitha të metat me të cilat ballafaqohen shtetet në formim, por madje edhe ato tanimë të formuara. Nëse tani, kur janë parti jo-shumicë, mundohen të na imponojnë mendimin e tyre, të shtynë të brengosesh se çfarë do të ndodhte po të merrnin pushtetin – a do të instalonin sistem diktatorial?

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: SHBA-të nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik por partner i pazëvendësushëm

Konjufca: SHBA-të nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik por partner i pazëvendësushëm

U raportua se Granit Plava telefonoi në një emision, reagon Shërbimi Korrektues: Nuk ishte zëri i tij

U raportua se Granit Plava telefonoi në një emision, reagon Shërbimi Korrektues: Nuk ishte zëri i tij

Kurti priti në takim dy kongresistë amerikanë, diskutuan për NATO-n dhe sigurinë rajonale

Kurti priti në takim dy kongresistë amerikanë, diskutuan për NATO-n dhe sigurinë rajonale

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Albin Kurti viziton shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë për Kurban Bajram

Albin Kurti viziton shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë për Kurban Bajram

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Një shoqëri që harron të moshuarit, humb shpirtin

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Një shoqëri që harron të moshuarit, humb shpirtin

NATO dhe partneriteti me SHBA-në në fokus të takimit të Haxhiut me kongresistët amerikan

NATO dhe partneriteti me SHBA-në në fokus të takimit të Haxhiut me kongresistët amerikan

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova