Gazmend Hoxha zgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës

E publikuar: 08/03/2023 10:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që Gazmend Hoxha të zgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Pas rekomandimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, qeveria ka vendosur që t’i rekomandohet kryeministrit Albin Kurti, emërimi i Hoxhës në këtë pozitë.

Ai është zgjedhur nga lista e ngushtë e rekomandimeve, ku kanë qenë edhe Granit Fetahu dhe Bahri Shala.

Hoxha deri më tani ka ushtruar pozitën e Drejtorit të Operacioneve në Policinë e Kosovës.