Gazetari Vehbi Kajtazi thotë se është kërcënuar me vdekje nga deputeti i AAK’së

E publikuar: 14/09/2017 15:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeredaktori i Gazetës Insajderi, Vehbi Kajtazi thotë është kërcënuar më jetë nga deputeti më i ri i AAK’së në Kuvend të Kosovës, Bekë Berisha.

Kajtazi kërcënimin që e ka marrë të enjten, e ka denoncuar në Polici të Kosovës.

Vetë gazetari Vehbi Kajtazi ka konfirmuar edhe për gazetën Express kërcënimin, duke cituar fjalët që deputeti i PAN’it Bekë Berisha ia ka bërë përmes telefonit.

“Nëse ma përmend emrin edhe një herë në gazetë, të pret plumbi në ballë”, citon Kajtazi t’a ketë kërcënuar deputeti i ri i Kuvendit.

Ai ka treguar së për rastin ka njoftuar edhe AGK’në dhe i ka shkruar një letër kryeministrit Ramush Haradinaj, përmbajtën e të cilës e ka publikuar në gazetën që drejton gazetari Kajtazi.

Bekë Berisha do të japë betimin në Kuvend si deputet, në seancën e ardhshme, pasi ai është në radhën e deputetëve që ishin në pritje për ulëse në kuvend, pas emërimeve të ministrave.

Emri i deputetit është përmendur në një tekst të botuar të mërkurën në Insajderi.