Gazetari i CNN: Kryeministri i Australisë është arbëresh siç jam unë

E publikuar: 24/05/2022 23:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari i CNN-it, Andrew Kaczynski, derisa ka komentuar prejardhjen e kryeministrit të ri të Australisë, Anthony Albanese, ka pranuar se edhe vetë ka prejardhje të tillë.

“Ai është shqiptar i Italisë. Mbiemri i tij është Albanese. Është arbëresh, siç jam unë”, ka shkruar Kaczynski në Twitter.

Nëna e Kaczynskit ka prejardhje polake, ndërkaq i ati, arbëreshe, transmeton Klankosova.tv

Në anën tjetër, lideri i opozitës dhe kryetari i laburistëve të Australisë, Anthony Albanese, i cili fitoi zgjedhjet parlamentare në Australi, nënën e ka me prejardhje irlandeze, ndërkaq babanë me prejardhje arbëreshe.