Pas publikimit të pamjeve duke e rrahur ish-të dashurën, kërkon falje reperi P. Diddy

E publikuar: 19/05/2024 20:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Reperi 54 vjeçar, Sean ‘Diddy’ Combs ka kërkuar falje pas pamjeve të publikuara duke sulmuar të dashurën e tij të atëhershme, Cassie Ventura.

Në videon e publikuar nga CNN shihej “Diddy” duke shkelmuar, tërhequr zvarrë dhe duke hedhur një objekt ndaj ish-partneres së tij.

“Është kaq e vështirë të reflektosh për momentet më të errëta në jetën tënde, por ndonjëherë duhet ta bësh këtë. Isha i mërzitur. Dua të them, kam arritur në fund. Por unë nuk kërkoj justifikime. Sjellja ime në atë video është e pafalshme. Unë marr përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia në atë video”, u shpreh ai.

“Isha i neveritur atëherë kur e bëra, jam i neveritur tani. Shkova dhe kërkova ndihmë profesionale, u futa në terapi, shkova në rehabilitim.”

“Duhej t’i kërkoja Zotit mëshirën dhe hirin e tij. Me vjen shume keq. Por unë jam i përkushtuar të jem një njeri më i mirë çdo ditë. Nuk po kërkoj falje, më vjen vërtet keq.”

Disa yje reaguan në lidhje me këtë, përfshirë 50 Cent dhe Emily Ratajkowski, të cilët e quajtën atë një ‘përbindësh’.