Gazetari amerikan zbulon se sot njeriu i Biden e ka telefonuar Presidenten Osmani

E publikuar: 29/09/2023 21:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari amerikan, Nick Schifrin, ka shkruar në profilin e tij në platformën “X” për konferencën që ka mbajtur sot John Kirby nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ku janë ngritur shqetësime për rritje të prezencës usharake të Serbisë në kufirin me Kosovën.

Schifrin ka bërë të ditur se sot Sekretari Amerikan, Antony Blinken ka telefonuar krerët e shtetit serb, ndërkohë që sipas Schifrin, këshilltari i Joe Biden, Jake Sullivan ka telefonuar presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai gjithashtu ka shtuar se tashmë NATO po konsideron rritjen e prezencës ushtarake në Veri të Republikës së Kosovës.

“Sot Sekretari Blinken ka telefonuar Bërnabiqin, Jake Sullivan ka telefonuar Presidenten Vjosa Osmani dhe NATO-n po kosnideron shtimin e prezencës ushtarake në Veri”, ka shkruar Schifrin.

Vuçiq ka treguar sot se ka biseduar me Blinken dhe se i është tëhrequr vërejtja se SHBA do të shqyrtojë masat ndaj Serbisë nëse “nuk sillet si duhet” /express