Gaxherri: S’është lehtë të qeveriset me rivalin kryesor, PDK-në

E publikuar: 22/03/2017 02:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri duke folur për zgjedhjet e parakohshme, ka thënë se Kosova nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje.

“Çdo parti politike serioze duhet të jetë e gatshme për zgjedhje, por natyrisht ne që për herë të parë po e udhëheqim shtetin me kryeministrin, pretendojmë që të shkojmë deri në afatin kushtetutes, në vitin 2018”

“Një subjekt politik nuk mund të shkojë vetëm në zgjedhje e as t’i ndalë ato, këto janë çështje kompromisi por them se Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje nacionale”.

Gaxherri në Ora e Fundit në Klan Kosova ka folur edhe për koalicionin qeverisës PDK-LDK duke e quajtur si të vështirë.

“Nuk është lehtë qeverisja me rivalin kryesor, PDK-në. Në atë moment që PDK mendon se duhet të shkojmë në zgjedhje, duhet ta thotë drejtpërdrejtë dhe kjo nuk është problem”.

“Është shumë e vështirë se janë dy filozofi krejt të kundërta por ne tashmë kemi marrë përgjegjësinë”.