Garë e ngushtë e AAK-së dhe PDK-së për asamble në Prishtinë

E publikuar: 24/10/2017 14:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës janë futur në një garë të ngushtë sa i përket ulëseve në asamblenë komunale në komunën e Prishtinës.

Ende pa u numëruar votat me kusht, dy këto subjekte janë duke garuar për vendin e tretë.

Ndryshe, Lëvizja “Vetëvendosje ka arritur që t’i fitojë mbi 24 mijë vota.

Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur gjithsej 21.012 vota. /Indeksonline/