‘Ganja’ e godet LDK-në: T’u frikësu me marrë vendime e ka lënë Kosovën mbrapa

E publikuar: 07/05/2025 10:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, tha se Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka ndonjë qëndrim sa i përket propozimit të LDK’së për qeveri të tranzicionit, duke shtuar se për këtë do të vendoset në mbledhjen e Kryesisë.

Ajo ka goditur LDK’në duke thënë se duke u frikësuar të marrë vendime, e ka lënë Kosovën mbrapa.

Sipas saj, LDK as nuk po guxon të bëhet bashkë me Kurtin e as me PDK’në.

“Qëndrimi im personal si deputete dhe Ganimete është që Lidhja Demokratike gjithmonë duke u frigu me marrë vendime e ka lanë Kosovën bukur shumë mbrapa, as nuk shtyhet as nuk ngrehet, thotë populli, As nuk po guxojnë me u ba me Albin Kurtin, as nuk po guxojnë me u ba me neve”, tha Musliu.

Sipas saj, ky propozim është tallje me qytetarët.

“Kjo është thjeshtë me ba hajgare me votën e qytetarëve dhe me thellu më tej krizën politike në vend. Adoleshenca politike duhet të marrë fund”, tha Musliu.