Galaxy S10 ka një kamër të shkëlqyer por nuk krahasohet me kamerën e Pixel 3 në errësirë

E publikuar: 26/02/2019 02:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndërsa Galaxy S10 ka një modalitet Bright Night për fotot në dritë të pakët, as që krahasohet me Google Pixel 3 i cili ka revolucionarizuar fotografinë në errësirë.

Diferenca fshihet në softuer. Google Night Sight kap disa imazhe dhe i kombinon duke përdorur softuerin për të prodhuar imazhe me dritë edhe në errësirë.

Samsung thotë se Bright Night bazohet tek optika me dy hapje e sensorëve dhe si duket nuk kap mjaftueshëm detaje sa Night Sight.

Night Sight gjithashtu është i aftë të përmirësojë imazhet e kapura edhe nga kamera frontale të Bright Night nuk e bën dot. Në fotot e paraqitura mëposhtë janë testuar Galaxy S9+, Galaxy S10 dhe Google Pixel 3. Modalitetet e natës ndikojnë vetëm tek fotot e kapura në dritë të paktë.

Në ambient me dritë konsiderueshme si dritat e rrugës apo dritat e një restoranti, të tre telefonët performojnë mirë. Foto e paraqitura janë rënditur Pixel 3, Galaxy S9+ dhe Galaxy S10+.

 

Mjafton të fikni dritën ku shikoni me vështirësi dhe Pixel 3 do të bëjë diferencën. Fotot e paraqitura mëposhtë janë kapur në dritë ekstremisht të pakët. Edhe njëherë tjetër rënditja është Pixel 3, Galaxy S9 dhe Galaxy S10.

Së fundi janë selfiet në dritë të paktë. Siç mund të vëreni Night Sight përsëri bën diferencë të madhe.

Galaxy S10+ ka një kamër të shkëlqyer, ashtu edhe S9+. Por kur Qualcomm prezantoi Snapdragon 855 premtoi ndryshime radikale të performancës së fotove në dritë të pakët. Megjithatë me Samsung duket se nuk ka funksionuar siç duhet. /PCWorld Albanian