Fshati kinez në karantinë për shkak të murtajës

E publikuar: 06/08/2020 18:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autoritetet lokale në rajonin e Mongolisë së brendshme të Kinës kanë vendosur një fshat në karantinë, pasi një fshatar vdiq nga murtaja, thanë autoritetet lokale shëndetësore.

Rastet e murtajës në Kinë nuk janë të rralla, por sëmundja po bëhet më e rrallë. Nga 2009 deri në 2018, Kina raportoi 26 raste të murtajës dhe 11 vdekje.

Autoritetet e qytetit Baotou kanë izoluar fshatin ku jetonte pacienti dhe karantinoi kontaktet e tij të ngushta, të cilët aktualisht janë negativë për testet për sëmundjen dhe po marrin ilaçe në mënyrë parandaluese, tha komisioni shëndetësor i qytetit në faqen e tij të internetit.

Qyteti gjithashtu ka shpallur nivelin e dytë të rrezikut nga të katër të mundshëm në rast të një murtaje deri në fund të vitit në rrethin ku ndodhet fshati.

Autoritetet thanë që pacienti kishte një “murtajë të zorrëve”, simptomat e së cilës përfshinin diarre, dhimbje të forta barku dhe ethe.

Murtaja ose vdekja e zezë, siç njihet ndryshe, është një sëmundje vdekjeprurëse e cila shkaktohet nga bakteri Yersina pestis dhe bartet nga pleshtat që mbijetojnë në trupin e minjve dhe në prani kalojnë edhe te njeriu. Në të kaluarën ajo ka shkaktuar vdekje të shumta në të gjithë Evropën për shekuj me radhë.