Frrokaj: Kam parë doganierë që dikur janë evidentuar si kontrabandistë

E publikuar: 10/05/2017 07:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarë të Kosovës nuk shprehen entuziastë lidhur me Doganën e përbashkët Shqipëri-Kosovë, e cila pritet të fillojë punën në qershor të këtij viti.
Madje ata paralajmërojnë edhe shfaqjen e problemeve me doganierët e Shqipërisë, shkruan sot Koha Ditore.
Roland Frrokaj, udhëheqës i pikës doganore të Vërmicës në kufirin Shqipëri-Kosovë, ka treguar se si në Morin ka parë të stacionuar me uniformë të doganierit të Shqipërisë persona që ishin të evidentuar nga dogana apo Policia e Kosovës si kontrabandistë në kufirin Kosovë-Shqipëri.