Fotografi e rrallë: Portreti i Ibrahim Rugovës në takimin Zelensky -Metsola

E publikuar: 09/02/2023 18:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola ka pritur sot në Bruksel presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Metsola ka publikuar në profilin e saj zyrtar një fotografi me presidentin ukrainas ku në prapavijë shihet ish-presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Së bashku, për liri, paqe dhe fitore”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se në vitin 1998 Parlamenti Evropian Ibrahim Rugovën e kishte laureuar me çmimin Sakharov.