Një person i gjinisë femërore është goditur me veturë afër objektit të EULEX-it në lagjen e Spitalit në Prishtinë.
Gazeta10 ka siguruar disa fotografi ku një person shihet i shtrirë në rrugë, ndërsa disa persona të tjerë përpiqen t’i dalin në ndihmë.
Një dëshmitar i rastit ka treguar se nga goditja e veturës, këmbësorja ka ‘fluturuar’ disa metra.
Sipas dëshmitarëve, gjendja e këmbësores ka qenë e rënduar.
Në vend të ngjarjes ka dalë ambulanca, dhe Policia e Kosovës e cila po merret me rastin.

















