Fifi dhe Mc Kresha vijnë me këtë projekt në “Kënga Magjike 2018”

E publikuar: 24/11/2018 18:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Siç kemi raportuar edhe më herët, Fifi dhe Mc Kresha tashmë e kanë konfirmuar duetin e tyre për festivalin, “Kënga Magjike”.
Fifi dhe reperi nga Mitrovica, Mc Kresha nesër do ndezin skenën e Këngës Magjike me projektin e tyre, shkruan lajmi.net.

Këtë e bëri të ditur vetë, Fifi e cila ndau disa postime me ndjekësit në Instagram teksa tregon titullin e veçantë të këngës.

“Psikopatja jote”, mban titullin kënga e tyre që padyshim se do të pëlqehet nga publiku. “Neser ne oren 16:00 ne @kengamagjikeofficial “, shkruan ajo.

Presim të shohim se çfarë do sjellin dyshja e famshme.