Lajmet

Festa e Bajramit, me mesazhe për paqe e tolerancë

05.07.2016 10:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Festa e Bajramit, me mesazhe për paqe e tolerancë

Besimtarët myslimanë në Kosovë sot po kremtojnë festën e Fitër Bajramit. Shënimi i kësaj kremteje ka nisur sot në orët e para të mëngjesit në të gjitha xhamitë në Kosovë, ndërkohë që manifestimin qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Festa e Fiter Bajramit ka pasuar muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit, sipas besimit Islam, agjërohet 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit. Manifestimi kryesori në Prishinë është mbajtur në Xhaminë e Madhe të Prishtinës ” Sulltan Mehmet Fati”.

Kryetari i Bashkësisë Islame, myftiu Naim Tërnava, ka theksuar se Islami është kundër dhunës, kudo që paraqitet ajo, është kundër vrasjeve të njerëzve të pafajshëm, kundër torturave të natyrave të ndryshme dhe kundër çdo gjëje që shkon në dëm të shoqërisë njerëzore.

Ai ka përmendur edhe rastet e fundit të sulmeve terroriste, si ai në Stamboll, dhe ka dënuar dhunën në konfliktet aktual në Siri dhe Irak.

Tërrnava ka dënuar ashpër vrasjet që kanë ndodhur gjatë muajit të Ramazanit dhe i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndikojë për ndalimin e dhunës dhe luftës në zonat me konflikte.

“Rastet e fundit në Stamboll e Irak, por edhe mbrëmë në Medinën e ndriçuar, afër varrit të pejgamberit tonë Muhamedit janë dëshmitë më të freskëta për të parë se çfarë mund të bëjnë kriminelet, ku pësuan shumë njerëz të pafajshëm.”

“Këto tmerre që po i përjetojmë janë akte barbare larg çdo dashurie respekti e tolerance për të cilat ka urdheruar Allahu në Kuran. Islami është i paster nga keto akte kriminale e barbare dhe lufton çdo gjë që shkon në dëm të njerzimit. Islami është kundër vrasjave dhe kundër çdo terrori të çfardo natyre qoftë ai ”, ka thënë Tërrnava.

Kreu i BIK-ut është lutur për mëshirë dhe begati për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të mbarë trojeve shqiptare, por edhe për të gjithë njerëzimin.

“Mbi ne dhe familjet tona, mbi atdheun tonë, mbi kombet e botë së mbarë, të ketë mirëqenë bashkëpunim, respekt, paqe, tolerancë, mëshirë. Të punojmë bashkë për të çuar përpara procese në të mire të vendit, atdheu tonë”, tha Tërrnava.

Liderët politikë kosovarë kanë uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Me rastin e ditës së Fitër Bajramit, apo siç quhet nga besimtarët myslimanë si Bajrami i Madh, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Bashkësinë Islame të Kosovës dhe besimtarët myslimanë.

“Në këtë festë, e cila vjen pas agjërimit të muajit të bekuar të Ramazanit, ne ndajmë me njëri-tjetrin vlerat e sakrificës, solidaritetit, devotshmërisë dhe unitetit. Paqe, mirëqenie dhe shumë gëzime në familjet tuaja”, thuhet në urimin e presidentit Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në mesazhin e tij me rastin e kësaj feste, në rrjetin social Facebook ka shkruar “të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë ju uroj Festën e Bajramit. Uroj që harmonia, solidariteti dhe mirëkuptimi të zotërojnë tek ne dhe në familjet tona”, ka shkruar kryeministri Mustfa.

Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar Bashkësinë Islame dhe të gjithë besimtarët myslimanë në Republikën e Kosovës.

“Në emrin tim dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarëve myslimanë të vendit tonë, ua përcjelli urimet e përzemërta për festën e Bajramit”, thuhet veç tjerash në urimin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Gjatë pjesës së parë të ditës, Bashkësia Islame e Kosovës, siç ndodh rëndom, do të pres mysafirë të shumtë për urime në selinë e saj. (REL)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje