Ferizaji në balotazh, numërohen mbi 95% e votave

E publikuar: 23/10/2017 08:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë numërimin e mbi 95 përqind të votave në komunën e Ferizajit.

Kjo komuna pritet t’i cojë në balotazh dy parti, atë të LDK-së dhe atë të PDK-së

Kandidati i LDK-së, Muharrem Sfarqa njoftohet të ketë fituar 14 mijë e 748 vota apo 30.00% teksa kandidati i PDK-së, Agim Aliu ka arritur t’i sigurojë 19 mijë e 263 vota apo 38.18%, transmeton Indeksonline.

Ndryshe kandidati i Vetëvendosjes për këtë komunë, Faton Topallo ka mbledhur gjithsej 10 mijë e 916 vota apo në përqindje, 22.20%./