Femrat kosovare që krijuan biznese të suksesshme

08.03.2015 10:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Femrat kosovare që krijuan biznese të suksesshme

Në Kosovë ka shumë gra, të cilat udhëheqin bizneset e tyre. Pavarësisht shumë sfidave, disa prej tyre kanë arritur të krijojnë biznese të suksesshme dhe fitimprurëse. Ato menaxhojnë bizneset e tyre me përkushtim, duke arritur të krijojnë afarizëm pozitiv.

Radio Evropa e Lirë sjell rrëfimet e femrave, të cilat janë treguar të suksesshme në bizneset që ato vetë i kanë krijuara.

Rita Aliti, 18 vjeçe, nga Prishtina, është pronare e biznesit “Inventa”, e cila merret me dizajnimin dhe krijimin e bizhuterive punë dore.

Rita tregon se është mjaft e përkushtuar në punën e saj dhe se përveç shkollimit, ajo arrin të zhvillojë edhe biznesin.

“Ideja për këtë biznes ka filluar qysh kur kam qenë e vogël dhe gjithmonë kam pasur dëshirë të bëj këso gjërash, siç janë bizhuteritë. Fillimisht, kam nisur të bëj vetëm për vete, mirëpo duke e parë që njerëzit që më rrethonin interesoheshin për këto punime, atëherë kam vendosur që ta zgjeroj veprimtarinë time dhe ta bëj hobin biznes”, tregon Aliti.

Rita biznesin e kishte krijuar në moshën 15-vjeçare. Pavarësisht moshës së re, ajo ka arritur me sukses nga shtatë produkte sa ka numëruar në fillim, t’i rrisë në mbi 700 modele të bizhuterive.

Shitjen e këtyre prodhimeve ajo e realizon përmes rrjeteve sociale, derisa tregon se së shpejti do të ketë ueb-faqen e saj ku do të mund të blihen produktet e saj online.

“Në fillim ka qenë e vështirë, duke e pasur parasysh se kur unë e kam hapur biznesin tim, i kam pasur vetëm 15 vjet dhe nuk kam pasur eksperiencë se si shkojnë punët e biznesit, nuk kam ditur as ta promovoj biznesin tim. Duke u rritur biznesi, rritesha edhe unë dhe mësojë gjëra të reja, si të bëj biznes, pastaj duke u konsultuar edhe më njerëz që kanë biznese, jam mësuar si të bëhet biznesi dhe kështu kam arritur që tani ta kem një biznes të suksesshëm”, rrëfen Aliti.

Një biznes mjaft të suksesshëm dhe fitimprurës udhëheq në Kosovë edhe dyzetvjeçarja Havushe Bunjaku nga fshati Kishnicë.

Ajo është themeluese e ndërmarrjes “99 LULE”. që merret me grumbullimin e bimëve mjekuese, aromatike dhe prodhimin e çajeve.

Bunjaku tregon se biznesin e ka themeluar para 10 vjetësh.

“Me profesion jam biologe, isha e papunë dhe të vetmen gjë që mund ta bëja ishte të bëja diçka që lidhej me profesionin tim, kështu që vendosa të merrem me grumbullimin e bimëve mjekuese aromatike që produkt final kanë çajet. Si produkt mungonte në tregun e Kosovës”, tregon ajo.

Udhëheqja e biznesit në Kosovë nga një grua, ka mjaft vështirësi dhe sfida, tregon Bunjaku, megjithatë ajo thotë se kishte vendosur që të mos ndalet së realizuar qëllimin e saj, që ishte krijimi i një biznesi që do t’i mundësonte asaj një jetë më të mirë ekonomikisht.

“Kam pasur përkrahjen vetëm të burrit dhe familjes, sa i përket anës financiare kam pasur shumë pak përkrahje prej shoqatave të grave, por jo aq sa do të duhej një biznesi. Jemi ballafaquar me shumë probleme, por tani jemi mirë, kemi produkt të qëndrueshëm dhe kemi konsumatorët tanë”, tregon Bunjaku.

Bunjaku ka arritur që në biznesin e saj të punësojë edhe 15 gra tjera.

Por, megjithatë, edhe pse në Kosovë ekzistojnë gra të suksesshme që udhëheqin biznese, ende shifrat janë shumë të ulëta, vlerësohet se vetëm rreth 10 për qind e bizneseve janë në pronësi të grave. /rel/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Gërxhaliu: Vendet e rajonit garojnë për rol ekonomik, në Kosovë është krijuar bindja se mund t’ia dalim pa qëndrueshmëri ekonomike

Gërxhaliu: Vendet e rajonit garojnë për rol ekonomik, në Kosovë është krijuar bindja se mund t’ia dalim pa qëndrueshmëri ekonomike

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

AKB: Veprimet ndaj Devolli Group dëmtojnë klimën investuese dhe besimin e biznesit

AKB: Veprimet ndaj Devolli Group dëmtojnë klimën investuese dhe besimin e biznesit

Oda Ekonomike: Bilanci tregtar i Kosovës përmirësohet me Greqinë, por mbeten deficite të larta me Poloninë dhe Arabinë Saudite

Oda Ekonomike: Bilanci tregtar i Kosovës përmirësohet me Greqinë, por mbeten deficite të larta me Poloninë dhe Arabinë Saudite

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

Zeka për gazin amerikan: Kosova nuk e ka asnjë “po” eksplicite

Zeka për gazin amerikan: Kosova nuk e ka asnjë “po” eksplicite

Alarmi për gazin amerikan, Zeka: Refuzimi mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA

Alarmi për gazin amerikan, Zeka: Refuzimi mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA

Hoti thërret protestë për mbështetjen e projektit të gazit amerikan: Refuzimi i tij rrezikon aleancën me SHBA-në

Hoti thërret protestë për mbështetjen e projektit të gazit amerikan: Refuzimi i tij rrezikon aleancën me SHBA-në

Kurti: Pavarësia ekonomike e grave është kusht për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës

Kurti: Pavarësia ekonomike e grave është kusht për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës

Zeka: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në duke refuzuar projektin e gazit amerikan

Zeka: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në duke refuzuar projektin e gazit amerikan

AKB: Kush del kundër Amerikës, del kundër zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës

AKB: Kush del kundër Amerikës, del kundër zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës

Gazi amerikan, Adrian Shtuni: Kosova s’e ka luksin ta refuzojë, do të ishte autogol në rrafshin e ekonomisë e sigurisë

Gazi amerikan, Adrian Shtuni: Kosova s’e ka luksin ta refuzojë, do të ishte autogol në rrafshin e ekonomisë e sigurisë

EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

“Siguria energjetike është siguri kombëtare”, zyrtari amerikan: SHBA’të kanë prioritet forcimin energjetik të aleatëve

“Siguria energjetike është siguri kombëtare”, zyrtari amerikan: SHBA’të kanë prioritet forcimin energjetik të aleatëve