Faton Salihu Nënkryetar edhe për katër vitet e ardhshme i Federatës së Boksit të Maqedonisë Veriore

E publikuar: 26/02/2020 09:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Federata e Boksit të Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur kuvendin zgjedhor dhe në bazë të votave është vlerësuar garnitura e njëjtë pasi ka kryer me sukses punët për katër vitet që i lamë pas.

Primislav Dimovski do të mbetet në postin e kryetarit, ndërsa nuk ndryshon as posti i nënkryetarit dhe në katër vitet e ardhshme përsëri do të jetë Faton Salihu. Që të dy morën pëlqimin e delegatëve në Kuvendin e rregullt të Federatës së Boksit, ku ishin prezent 28 delegatë.

Pas rizgjedhjes ka folur nënkryetari Faton Saliu, i cili është shprehur i kënaqur me punën e deritanishme, por shpreson se do të ketë edhe në vitet që vijnë suksese të reja.

“Pasi që asnjë klub nuk kishim kundër, kjo tregon që këtë mandat që e kaluam Federata pati suksese sepse dhe klubet ishin të kënaqura me kushtet qe u kemi ofruar. Të gjitha klubeve ju kemi siguruar veshje sportive, rekuizite, ndihma financiare, po ashtu edhe organizimi i Ligës së parë dhe asaj për të rinj kishin mjete financiare dhe shpërblime për boksier, trajner dhe për klubet më të mira. Ardhja e seleksionuesit nga Kuba dha frytet e veta, duke ju mundësuar boksierëve të kenë përgatitje sa më profesionale. Kemi sjellë edhe donator të shumtë në Federatën e boksit dhe gjithë klubet ishin te kënaqura me punën tonë. Do të mundohemi që edhe këtë mandat të ri të sigurojmë kushte edhe më të mira dhe të kemi suksese edhe me të mëdha në arenën ndërkombëtare”, ka thënë për Albsport.mk, nënkryetari Saliu.

Ndërkohë në Këshillin Drejtues do të jenë edhe Faton Asani, Samet Salievski, Petre Nedelkovski dhe Dushko Saçkarski, që i bashkohen Don Donçevit, Blazho Donevit dhe Goran Trajanovskit.