Lajmet

Fajon shtyn për shtator votimin për viza për Kosovën

06.07.2016 01:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Fajon shtyn për shtator votimin për viza për Kosovën

Raportuesja e Parlamentit të Evropës për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, ka marr vendimin për shtyrjen e votimit për vizat për Kosovën në Komitetin LIBE (Komiteti për liritë civile, drejtësi dhe çështje të brendshme) të PE-së, për datën 5 shtator, në vend të gjysmës së korrikut, siç ishte paraparë.

Vendimi për shtyrje, thotë Fajon në një kumtesë të saj, bëhet “për shkak të përparimit të mangët në përmbushjen e kriterit të fundit, veçanërisht të ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi”.

“Sinqerisht besoj se Parlamenti i Kosovës do ta ratifikojë këtë marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur dhe përpara pushimeve të verës, sepse kjo do të ma mundësojë procedimin e votimit në vjeshtë dhe të sigurojë mbështetjen e plotë të Komitetit përgjegjës për rekomandimin tim për heqjen e vizave”, thotë Fajon në një kumtesë të saj.

Raportuesja e PE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën thotë se “topi tani ndodhet në fushën e Parlamentit të Kosovës” dhe se shpreson fuqishëm se me ratifikimin e marrëveshjes së kufirit “Parlamenti Evropian do të ketë mundësi që të veprojë në mbështetje të lëvizjes së lirë pa viza deri në fund të këtij viti”.

“Kjo do të ishte lëvizje jetike për të gjithë qytetarët e Kosovës, që ndodhen ende prapa kufijve të mbyllur. E kuptoj ndjeshmërinë e debatit në Parlament, por nuk kam sigurinë e plotë të qeverisë se ratifikimi do të bëhet në një afat të përcaktuar”, thotë Fajon.

Ajo u ka bërë thirrje të gjithë “politikanëve përgjegjës të Kosovës që të bëjnë këtë hap përfundimtar dhe të hapin derën për lëvizjen pa viza.”

“Si raportuese do të bëj çdo gjë në mundësitë e mia për të siguruar një votim pozitiv në Parlamentin Evropian, sepse jam e bindur se Kosova e meriton heqjen e vizave”, thotë Fajon.

Deklarata e Tanja Fajon, e bërë në margjinat e sesionit të fundit plenar të Parlamentit të Evropës, vjen pak ditë përpara se Komiteti LIBE të votonte për liberalizimin e vizave për Kosovën, që do të ishte hapi i parë drejt votimit në Parlament, e pastaj edhe në Këshillin Evropian.

Komisioni Evropian ka propozuar në muajin maj heqjen e vizave për Kosovën dhe Gjeorgjinë, Ukrainën dhe Turqinë, por për shkak të mos përmbushjes së kritereve, asnjëra prej vendeve nuk ka arritur të hap kapitullin për heqjen e vizave. Komisioni Evropian, në rekomandimin e tij, ka vendosur kushtin për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, çështje kjo që ka përpalasur në Kuvendine Kosovës deputetët e opozitës me ata të partive në pushtet. Vjeshta mund të jetë fillimi i procesit për votim në institucionet evropiane, por mendohet se fundi i vitit mund ta gjej Kosovën me vendim për liberalizim të vizave, nëse kriteret e përcaktuara do të përmbushen. (REL)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur