Facebook planifikon të ndryshojë emrin

20.10.2021 20:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Facebook planifikon të ndryshojë emrin

Facebook po planifikon të ndryshojë emrin duke marrë një emër të ri që fokusohet në metaverse – një hapësirë virtuale në të cilën përdoruesit mund të ndërveprojnë me një mjedis të krijuar nga kompjuteri dhe përdorues të tjerë. Lajmin e ka bërë të ditur The Verge, sipas së cilës ndryshimi i emrit do të shpallet javën e ardhshme.Ndërsa vetë Facebook tha se nuk preferon të komentojë rreth kësaj çështjeje.

Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg planifikon të flasë për ndryshimin e emrit në konferencën vjetore të kompanisë Connect, më 28 tetor, por mund të zbulohet më shpejt, thuhet në raportin e The Verge.

Ky ndryshim ka të ngjarë ta pozicionojë aplikacionin e mediave sociale Facebook, si një nga shumë produktet nën një kompani mëmë, i cili gjithashtu do të mbikëqyrë aplikacione si Instagram, WhatsApp, Oculus etj.

Kjo ka ardhur në një kohë kur Facebook përballet me presion të madh pas zbulimeve nga ish-punonjësja France Haugen, e cila tha se kompania kishte vënë “fitimet para njerëzve” dhe se po dëmton fëmijët dhe po destabilizon demokracitë. Haugen foli pas publikimit të një sërë dokumentesh në Wall Street Journal, duke përfshirë shfaqjen e hulumtimeve të brendshme që zbulojnë se 30% e vajzave adoleshente mendonin se Instagrami ndikonte për keq në imazhin që ato kanë për trupin e tyre.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Lajmi i fundit: Adriana Matoshi e përfundon me sukses operimin

Lajmi i fundit: Adriana Matoshi e përfundon me sukses operimin

“E humbe fitoren, na zhgënjeve”, shpërthejnë komentet ndaj Donaldit pas afërsisë me Beatrixën

“E humbe fitoren, na zhgënjeve”, shpërthejnë komentet ndaj Donaldit pas afërsisë me Beatrixën

Droni i prodhuar nga Kina përfundon testin e vëzhgimit meteorologjik detar

Droni i prodhuar nga Kina përfundon testin e vëzhgimit meteorologjik detar

Londër: Depozita në renminbi arrin në 88.5 miliardë juanë

Londër: Depozita në renminbi arrin në 88.5 miliardë juanë

Fifi largohet nga “Big Brother VIP”

Fifi largohet nga “Big Brother VIP”

Çfarë është “Service95”, Dua Lipa zbulon projektin e saj më të ri

Çfarë është “Service95”, Dua Lipa zbulon projektin e saj më të ri

Momenti kur Fifit i bie të fikët LIVE në Big Brother VIP (VIDEO)

Momenti kur Fifit i bie të fikët LIVE në Big Brother VIP (VIDEO)

Shënon Ronaldo, Man Utd në epërsi ndaj Villarrealit

Shënon Ronaldo, Man Utd në epërsi ndaj Villarrealit

E sheh gruan në makinën e tjetërkujt, shikoni se si reagon kinezi (Video)

E sheh gruan në makinën e tjetërkujt, shikoni se si reagon kinezi (Video)

Kina do të ketë mbi 300 milionë automobila të regjistruar deri në fund të vitit

Kina do të ketë mbi 300 milionë automobila të regjistruar deri në fund të vitit

Vedat Muriqi në depresion: Jam pothuajse i vdekur mendërisht

Vedat Muriqi në depresion: Jam pothuajse i vdekur mendërisht

Llojet e dhimbjeve të kokës – Kur duhet të shqetësoheni?

Llojet e dhimbjeve të kokës – Kur duhet të shqetësoheni?

Gjilani fiton dhe rrëmben kreun në Superligë, Drita e Malisheva fitojnë në minutat e fundit

Gjilani fiton dhe rrëmben kreun në Superligë, Drita e Malisheva fitojnë në minutat e fundit

Gerrard vjen me një vendim të çuditshëm, ua ndalon lojtarëve këtë gjë

Gerrard vjen me një vendim të çuditshëm, ua ndalon lojtarëve këtë gjë

10 gjëra që nuk duhet t’i bëni në Facebook

10 gjëra që nuk duhet t’i bëni në Facebook

Banori i ri në “Big Brother VIP” është analisti i njohur

Banori i ri në “Big Brother VIP” është analisti i njohur