Eurodeputetja Cramon thirrje deputetëve të Kosovës: Interesat e shtetit vendosni para interesave të partisë

E publikuar: 31/03/2021 12:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të vendosin interesin e shtetit para interesave të partisë.

Kjo thirrje e eurodeputetes Cramon vjen pas deklaratës së ambasadorit gjerman, Jorn Rohde për zgjedhjen e presidentit, ku tha se nuk mund ta imagjinon mbajtjen e zgjedhjeve të reja në mes të pandemisë.
Von Cramon përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se kjo është edhe shpresa e saj, duke shpërndarë deklaratën e ambasadorit gjerman.

“Kjo është edhe shpresa ime. Sigurohuni që të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës të vendosin interesat e shtetit në rend të parë, para interesave të një partie”, ka shkruar Cramon.