Sport

“Euro 2016”, De Biasi shpall listën, mungon Salihi (Video)

21.05.2016 16:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Euro 2016”, De Biasi shpall listën, mungon Salihi (Video)

Mungesa e madhe është Hamdi Salihi, nuk e humbet vendin Migjen Basha, zbulimi është Milot Rashica, konfirmohen Rrahmani e Veseli, ndërkohë që nuk ia del të jetë me Kombëtaren e Parë Rey Manaj.

Janë këto të rejat kryesore të Gianni De Biasit në listën paraprake me 27 futbollistët e përzgjedhur për misionin Francë 2016. Trajneri i Kombëtares do t’i ketë në dispozicion të përzgjedhurit e tij në fazën përgatitore për Euro 2016 që do të nisë në Austri në 23 maj ku ekipi do të qëndrojë deri në datën 31 maj, në ditën e fundit të muajit, lista prej 27 emrash do të reduktohet në 23, me De Biasin që do t’i duhet të lërë jashtë 4 prej futbollistëve për të përpiluar listën përfundimtare prej 23 emrash që do të shkojnë në Francë.

Padyshim mungesa e madhe e listës parparpake është ajo e Hamdi Salihit. 27 golat e shënuar këtë sezon në Superiore ku u shpall kampion dhe kryegolashënues me Skënderbeun, si dhe kontributi shumë vjecar në Kombëtare nuk i kanë mjaftuar bomberit shkodran në sytë e De Biasit, ndërkohë që afrimi i madh është Milot Rashica, zbulimi i këtoj edicioni në Eredivisien Holandeze. Për sa i përket listës nuk ka asnjë ndryshim për sa i përket portierëve me Etrit Berishën, Alban Hoxhën dhe Orges Shehin që do të jenë alternativat mes shtyllave.

Për sa i përket mbrojtjes që zë dhe një vend të konsiderueshëm në listë me 9 lojtarë të përzgjedhur pjesë e saj janë Arlind Ajeti, Naser Aliji, Berat Gjimshiti, Mërgim Mavraj, Amir Rrahmani, Lorik Cana, Elseid Hysaj, Ansi Agolli dhe Frederik Veseli.

Pjesën e Luanit në listë e zë mesfusha me plot 10 futbollistë, të cilët janë Ledian Memushaj, Ergys Kace, Andi Lila, Migjen Basha, Odise Roshi, Burim Kukeli, Ermir Lenjani, Herolind Shala, Taulant Xhaka, dhe Amir Abrashi.

Në sulm De Biasi do të ketë me vete në Austri 5 alternativa, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Armando Sadiku, Shkëlzen Gashi dhe Milot Rashica. Janë këta futbollistët që De Biasi do të ketë me vete në Austri ku do të zhvillojë në 29 maj dhe testin miqësor me Katarin, në 31 maj 4 prej tyre do t’iu duhet të shkëputen nga grupi përfundimtar prej 23 emrash që do të marrë pjesë në Europian, ndërsa në 3 qershor Shqipëria do të zhvillojë dhe testin e fundit përgatitor para Europianit, në Bergamo të Italisë kundër Ukrainës.

Lista Paraprake e Kombetare

Video Player

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”

Haziri nga protesta: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem

Haziri nga protesta: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem

Syla nga protesta: Nuk kërkojmë favore, por drejtësi të pastër si loti

Syla nga protesta: Nuk kërkojmë favore, por drejtësi të pastër si loti

Çitaku nga protesta: Është beteja më e rëndësishme për Kosovën dhe për shqiptarët

Çitaku nga protesta: Është beteja më e rëndësishme për Kosovën dhe për shqiptarët

Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm

Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm

Komuna njofton për devijimin e disa linjave të autobusëve në Prishtinë

Komuna njofton për devijimin e disa linjave të autobusëve në Prishtinë

Kosovës nuk i duhet të ushqejë sentimentin anti-perëndimor! Mos të digjen të gjitha kartat

Kosovës nuk i duhet të ushqejë sentimentin anti-perëndimor! Mos të digjen të gjitha kartat

Kamberi: Është koha që të kemi fuqi më të madhe politike

Kamberi: Është koha që të kemi fuqi më të madhe politike

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës

Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës

Projektligji për Specialen, Çitaku: Donikë, Albin dhe zyrtarë përgjegjës, mos e pengoni këtë projektligj

Projektligji për Specialen, Çitaku: Donikë, Albin dhe zyrtarë përgjegjës, mos e pengoni këtë projektligj

Kurti: Platforma për komunitetet joshumicë mundëson raportimin e drejtpërdrejtë të diskriminimit

Kurti: Platforma për komunitetet joshumicë mundëson raportimin e drejtpërdrejtë të diskriminimit