Janë publikuar sot në rrjetet sociale pamje nga qendra e Tiranës, një ditë para faljes së Namazit të Fiter Bajramit.
Kritika të shumta kanë shpërthyer sot në opinionin publik, ku ngrihen dyshime se statuja e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu është mbuluar nga dekori i ekraneve të vendosura me rastin e kësaj dite të veçantë për myslimanët.
Siç duket edhe nga pamjet ekrani mbulon disi pamjen e statujës së Skënderbeut, por nuk mund të thuhet me siguri se ky është një akt i qëllimshëm, dhe gjithçka mbetet në kuadrin e spekulimeve.