Miliarderi Elon Musk i ka bërë thirrje kancelarit gjerman Olaf Scholz të “dorëhiqet menjëherë”, pas sulmit terrorist sonte në tregun e Krishtlindjes në Magdeburg.
“Budalla i paaftë”, shkruan miliarderi amerikan në një postim në platformën X.
Musk, i cili do t’i bashkohet administratës së presidentit të sapozgjedhur Donald Trump si këshilltar, e quajti sulmin një vrasje masive të qëllimshme.
Kujtojmë, Musk ka kritikuar dhe ofenduar më parë Scholz dhe ka kritikuar njoftimet e tij për rregullimin e rrjeteve sociale sikurse X, ish-Twitter.