Escobari nesër në Tiranë, takohet me Ramën dhe Begajn

E publikuar: 10/04/2023 17:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit në Shqipëri, i dërguari i posaçëm i ShBA-së Gabriel Escobar do ta vizitojë Tiranën.

Escobari do të qëndrojë në Tiranë nga 11 deri në 13 prill me një agjendë të ngjeshur.

Mësohet se fillimisht do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj, ndërsa nga opozita do të takohet me Enkelejd Alibeajn, shkruan Euronews.al.

Ashtu siç edhe pritej, ai nuk do të ketë asnjë takim me Sali Berishën, të cilin ShBA-ja e ka shpallur non grata.

Hera e fundit që Escobari vizitoi Tiranën ishte në prillin e vitit të kaluar.