Escobar në Tiranë: Nis takimet me Ramën, në agjendë edhe Meta

E publikuar: 11/04/2023 17:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I dërguari i posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, ka nisur agjendën e takimeve në Tiranë.

Rreth orës 16:00 Escobar është parë të hyjë në ambientet e kryeministrisë, ku pritet në një takim nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Më pas, i dërguari i posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor do i drejtohet Presidencës, ku në orën 17:00 do të pritet në zyrë nga presidenti Bajram Begaj.

Nesër zyrtari i lartë amerikan do të takojë PD-në zyrtare, përkatësisht Enkelejd Alibeajn,Gazmend Bardhin dhe Jorida Tabakun.

Pjesë e agjendës së Escobar është bërë edhe Ilir Meta, edhe pse herën e fundit kur diplomati erdhi në Tiranë, nuk e takoi Metën që mbante postin e Presidentit.

Nuk do të ketë një takim me Sali Berishën, dhe me asnjë deputet demokrat që e mbështet atë. Vizita vjen 2 ditë përpara çeljes zyrtare të fushatës, dhe pak pasi Juri Kim e ka quajtur Berishën një zjarrvënës që nuk meriton të votohet nga shqiptarët.