Enver Hoxhaj: PDK do të udhëheqë me 12 komuna

E publikuar: 24/10/2017 21:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i parë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar që Partia Demokratike e Kosovës, pas zgjedhjeve komunale të 22 tetorit po mbanë primatin në pushtetin lokal, duke mos e përjashtuar edhe atë qendror.

Ai ka shprehur bindjen e tij që kjo parti pas raundit të dytë, ku është në balotazhe në dhjetë komuna, do të udhëheq me 12 sosh gjatë këtij mandati.

“Është parë që ne jemi ku kemi qenë që dhjetë vjet. PDK-ja ka primatin e udhëheqjes në pushtetin qendror dhe atë lokal. Aktualisht kemi fituar në dy komuna dhe garojmë në balotazh në dhjetë të tjera. Ne presim që në fund të raundit të dytë të udhëheqim me 12 komuna, çdoherë kemi treguar që në raundin e dytë jemi të pathyeshëm” ka thënë Hoxhaj në një intervistë në Zona e Debatit të Klan Kosovës.

Tutje Hoxhaj ka thënë që PDK-ja gjatë këtyre zgjedhjeve komunale ka ofruar një diskurs tjetër duke ofruar platforma që kanë për bazë zhvillimin ekonomik./klankosova.tv/