Elon Musk dëshiron ta hapë një rrjet të ri social

E publikuar: 27/03/2022 17:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pronari i Tesla-s, Elon Musk, po mendon seriozisht ta hapë një rrjet të ri social, shkroi miliarderi dje në Twitter.

Musk iu përgjigj pyetjes së një përdoruesi të Twitter-it nëse ai po mendonte ta krijonte një platformë të re të rrjeteve sociale që do të përmbante një algoritëm me kod të hapur dhe do ta favorizonte lirinë e fjalës, me propagandë minimale.

Musk, vetë një përdorues aktiv i Twitter-it, kohët e fundit ka qenë kritik ndaj rrjetit social dhe politikave të tij.

Ai tha se kompania po e minon demokracinë sepse nuk po i përmbahet parimit të lirisë së fjalës.