Ekzekutivi u ikë pyetjeve parlamentare

07.08.2015 14:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ekzekutivi u ikë pyetjeve parlamentare

Koha për pyetjet parlamentare në seancën e Kuvendit është pjesë e kontrollit parlamentar të Qeverisë, por ekzekutivi në masë të madhe i shmanget kësaj pike të rendit të ditës gjatë seancave plenare.

Deputetët, sidomos ata opozitarë, ankohen për qasjen e kryeministrit karshi të drejtës së tyre për të shtruar pyetje parlamentare dhe për të marrë përgjigje nga kabineti qeveritar.

“Është hera e gjashtë që bëj pyetje për kryeministrin, është hera e parë që kryeministri është prezent në kohën e pyetjeve parlamentare. Pra pyetja ime është pse në përgjithësi, në vazhdimësi nuk po iu përgjigjeni pyetjeve parlamentare”.
Mundësinë për t’i bërë pyetje kryeministrit Isa Mustafa në kohën e pyetjeve parlamentare, deputeti Rexhep Selimi e pati në njërën nga seancat e fundit. E për herë të parë, siç tha ai, edhe mori përgjigje nga kryeministri për mungesën në seanca.
“Nuk e kam ndonjë arsye të veçantë që të evitojë ndonjë përgjigje të pyetjeve, sepse asnjë pyetje deri më tani e shtruar nga deputetët nuk ka qenë pyetje në të cilën nuk kemi mundur të japim përgjigje. Na pëlqejnë përgjigjet apo jo, është çështje tjetër. Por unë do të bëjë përpjekje për aq sa kam kohë dhe mundësi të jap përgjigje”, tha Mustafa.

Kryeministri Isa Mustafa dhe kabineti i tij qeveritar kritikohen shpesh, sidomos nga deputetët e opozitës për mungesë në kohën e pyetjeve parlamentare. Por, edhe atëherë kur është i pranishëm për të dhënë përgjigje, sipas deputetes së AAK-së, Teuta Haxhiu, kryeministri më tepër flet me shpërfillje sesa që jep përgjigje konkrete.

“Nuk e ka treguar gatishmërinë që është i gatshëm të përgjigjet në pyetje dhe aq më tepër me një injorancë në përgjigjet e deputetëve dhe nuk thotë asgjë në përgjigjet që i jepet deputetit. Me të vërtetë është skandaloze edhe në përgjigjet sot që kishte kryeministri, ku me minuta të tërë e mori kohën dhe nuk tha asgjë në përgjigje”, thotë deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu për Radio Kosovën.

Mungesa e shpeshtë e Qeverisë në seancat e Kuvendit, është evidentuar edhe nga Instituti Demokratik i Kosovës. Këtë qasje të Qeverisë karshi të drejtës së deputetëve për të marrë përgjigje në pyetjet parlamentare, deputetja e Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, vlerëson si të papërgjegjshme.

“Vetë kryeministri Mustafa së bashku me gjithë kabinetin qeveritar janë ata që mungojnë në vazhdimësi në kohën e pyetjeve parlamentare. Kjo nuk po thuhet vetëm nga ne. Sot të paktën gjashtë pyetje iu adresuan kryeministrit Mustafa dhe i njëjti nuk ishte aty për të dhënë përgjigje. Kjo është qasje e padrejtë, është shumë joserioze dhe e papërgjegjshme”, tha Haxhiu.

Deputetët ankohen në kryeministrin Mustafa, që jo vetëm që nuk është prezent në seanca për t’u përgjigjur në pyetjet e deputetëve, por ata thonë se nuk marrin as përgjigje me shkrim nga kryeministri, siç e përcakton Rregullorja e punës së Kuvendit.

Ndryshe, Instituti Demokratik i Kosovës që monitoron punën e Kuvendit, ditë më parë ka prezantuar raportin shtatëmujor të punës së Kuvendit, ku mes tjerash thuhet se gjatë kësaj periudhe janë shtruar gjithsej 218 pyetje, prej tyre vetëm 106 kanë marrë përgjigje./gb/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare