Ekspozita e Ningxia-s eksploron kulturën dhe turizmin global të

E publikuar: 30/09/2021 10:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Vera e Ningxia-s: Një mrekulli për botën”, kjo është tema e Ekspozitës së 1-rë Ndërkombëtare për Kulturën dhe Turizmin e Verës të Kinës, që nisi të dielën në Yinchuan, kryeqendrën e Rajonit Autonom Ningxia-Hui të Kinës Veriperëndimore.

Zyrtarë të qeverisë kineze folën në ceremoninë e hapjes. Vizitorë nga 16 vende dhe rajone morën pjesë në veprimtari, kryesisht përmes platformave në internet, për shkak të COVID-19.

Ekspozita synon të rrisë shkëmbimet dhe bashkëpunimin midis prodhuesve kryesorë të verës në vende të ndryshme, me një sërë aktivitetesh akademike, kulturore dhe tregtare që do të mbahen gjatë kësaj veprimtarie.

Ningxia gëzon kushte unike gjeografike, duke e bërë atë një nga “zonat e arta” në botë për rritjen e rrushit për verë. Sipërfaqja e përgjithshme e mbjellë me rrush në rajon është 360 kilometra katrorë, duke zënë një të katërtën e sipërfaqes së përgjithshme të mbjellë me rrush në vend.

Falë cilësisë së lartë, vera e Ningxia-s spikat në tregun global dhe ka fituar më shumë se 500 çmime brenda dhe jashtë vendit.

Ningxia tani prodhon 130 milionë shishe verë në vit, që shiten në mbi 30 vende dhe rajone në mbarë globin.
Në maj, një zonë pilot kombëtare për zhvillimin e industrisë së verës u krijua në Ningxia, e para e këtij lloji në Kinë. Zona pilot synon ta kthejë rajonin në kryeqytetin e verës të Kinës, ashtu si Bordo në Francë.