Eksperti amerikan: S’ka të ardhme perëndimore për Serbinë pa e njohur Kosovën dhe pa u larguar nga Rusia

17.07.2021 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Eksperti amerikan: S’ka të ardhme perëndimore për Serbinë pa e njohur Kosovën dhe pa u larguar nga Rusia

Eksperti amerikan: S’ka të ardhme perëndimore për Serbinë pa e njohur Kosovën dhe pa u larguar nga Rusia

Profesori amerikan dhe eksperti i Ballkanit Perëndimor e gjithashtu njohës i mirë i zonave të konfliktit, Alon Ben-Meir nëpërmjet një shkrimi në Facebook edhe njëherë ka adresuar shqetësimet e afërsisë së Serbisë me Rusinë, shkruan Gazeta Metro.

Nëpërmjet këtij shkrimi, Ben-Meir thotë se Serbia është zotuar të mos vendosë kurrë sanksione ndaj Rusisë, pavarësisht thirrjeve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të qëndruar “larg Putinit”.

Ben-Meir shkruan se Brogradi zyrtar ka deklaruar se Rusia është aleati më i mirë i Serbisë dhe kryeparlamentari serb, Ivica Dcic ka thënë se nuk do t’i nënshtrohen presionit për t’i vendosur sanksione Rusisë.

“Megjithëse është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia u zotua të mos vendosë kurrë sanksione ndaj Rusisë. Pavarësisht thirrjeve nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që Serbia duhet të qëndrojë larg Putinit, Beogradi zyrtarisht deklaroi se Rusia është aleati më i mirë i Serbisë dhe mbron ‘integritetin e saj territoria;’, duke iu referuar pavarësisë së Kosovës. Ivica Dacic, kryetari i parlamentit serb tha se ‘pavarësisht presionist’, Serbia kurrë nuk do të vendosë sanksione kunder ‘mikut të vet Rusisë’.”, ka shkruar Ben-Meir.

Më tutje, ai shkruan se Serbia nuk do të ketë kurrë të ardhme perëndimore nëse ata vazhdojnë që nëpërmjet veprimeve të tilla t’ia kthejnë shpinën Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu, krejt në fund, profesori amerikan shkruan se Beogradi duhet ta njohë sa më shpejtë realitetin e pavarësisë së Kosovës dhe të kuptojë se nuk ka të ardhme në BE nëse qëndron krah Putinit.

“E vërteta është se Serbia nuk do të ketë të ardhme perëndimore nëse ata i kthejnë shpinën BE’së dhe SHBA’ve. Beogradi duhet sa më shpejt dhe jo vonë të njohë realitetin e pavarësisë së Kosovës dhe se një e ardhme në BE nuk është e mundur nëse qëndroni miq të ngushtë me Putinin.”, shkruan Ben-Meir.

Në anën tjetër, sot është raportuar në mediat serbe se vendimi i Beogradit për të dërguar ambasador në Siri, është kryekput vijë diplomatike e Rusisë e cila qëndron krah regjimit të presidentit jo-legjitim të Sirisë, Bashar-al-Assad dhe gjithashtu për faktin se Siria nuk e njeh Kosovën. /gazetametro.net

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


“Planet e Prishtinës për të pushtuar veriun e Kosovës do të dështojnë”, thotë Petkoviq

“Planet e Prishtinës për të pushtuar veriun e Kosovës do të dështojnë”, thotë Petkoviq

“Është momenti i fundit që Vitia të deklarohet se a do të jetë ministër i të gjithëve”

“Është momenti i fundit që Vitia të deklarohet se a do të jetë ministër i të gjithëve”

Mbi 670 pacientë po trajtohen në QKUK dhe spitalet regjionale, 44 prej tyre në kujdes intensiv

Mbi 670 pacientë po trajtohen në QKUK dhe spitalet regjionale, 44 prej tyre në kujdes intensiv

Ky është ambasadori i ri amerikan që pritet ta pasojë Philip Kosnettin

Ky është ambasadori i ri amerikan që pritet ta pasojë Philip Kosnettin

Njihuni me pesë vendet që po hapen dhe kanë vendosur ‘të jetojnë me COVID-19’

Njihuni me pesë vendet që po hapen dhe kanë vendosur ‘të jetojnë me COVID-19’

Kryetari i Sindikatës së Mjekëve: Vitia ka injoruar çdo mjek dhe infermier

Kryetari i Sindikatës së Mjekëve: Vitia ka injoruar çdo mjek dhe infermier

Masa të reja në fushën e arsimit? Kurti thërret konferencë së bashku me Nagavcin

Masa të reja në fushën e arsimit? Kurti thërret konferencë së bashku me Nagavcin

Fillon takimi i Osmanit me Lajçakun

Fillon takimi i Osmanit me Lajçakun

Çitaku për arkivat e UÇK-së: Serbia e ka futur delegacionin e Kosovës në grackë

Çitaku për arkivat e UÇK-së: Serbia e ka futur delegacionin e Kosovës në grackë

Kosova në përgatitje të pasaportës digjitale COVID-19

Kosova në përgatitje të pasaportës digjitale COVID-19

Grenell: Qytetarët e Ballkanit meritojnë një president amerikan që mendon për ta

Grenell: Qytetarët e Ballkanit meritojnë një president amerikan që mendon për ta

Mjeku i arrestuar në QKUK dyshohet se me histori të rreme e shpëtoi ish-kryetarin e Kllokotit nga gjyqi

Mjeku i arrestuar në QKUK dyshohet se me histori të rreme e shpëtoi ish-kryetarin e Kllokotit nga gjyqi

Gjendet e vdekur një grua në Ferizaj, policia nis hetimet

Gjendet e vdekur një grua në Ferizaj, policia nis hetimet

Familjari i 23-vjeçares nga Drenasi jep detaje për gjendjen e saj shëndetësore para se të vdiste

Familjari i 23-vjeçares nga Drenasi jep detaje për gjendjen e saj shëndetësore para se të vdiste

Kosnett në përfundim të mandatit, thotë se ka qenë nder i madh shërbimi në Kosovë

Kosnett në përfundim të mandatit, thotë se ka qenë nder i madh shërbimi në Kosovë

“Shtesat janë qesharake dhe ofenduese, kërkojmë zbatimin e ligjit”, mjekët paralajmërojnë protestë

“Shtesat janë qesharake dhe ofenduese, kërkojmë zbatimin e ligjit”, mjekët paralajmërojnë protestë