Ekspertët në Maqedoninë e V: Fondet për pandeminë të menaxhohen me kujdes

31.05.2020 14:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ekspertët në Maqedoninë e V: Fondet për pandeminë të menaxhohen me kujdes

Mosfunksionimi i parlamentit në Maqedoninë e Veriut në masë të theksuar ka ulur kontrollin mbi shpenzimet që bën qeveria në kuadër të masave për të zbutur krizën me koronavirusin, theksojnë ekspertët e ekonomisë.

Këto reagime vijnë pasi së fundmi Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka hyrë në borxh prej 700 milionë eurosh, mjete këto që do të duhet të kthehen me kamatë prej 3.675 për qind brenda gjashtë viteve.

Nga Ministria e Financave theksojnë se një pjesë e këtyre mjeteve do shfrytëzohej për të kthyer borxhet e vjetra dhe pjesa më e madhe e tyre do të destinohen për zbutjen e krizës ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi.

Ministria e Financave është lëvduar se vlera më e ulët për sa i përket kamatës së Eurobondit që nga viti 2018, siç kanë theksuar, tregon besimin e investuesve në ekonominë dhe politikat e Maqedonisë së Veriut, për faktin se ky Eurobond jepet gjatë krizës së koronavirusit.

“Të gjitha ekonomitë përfshi këtu dhe ata që paraqesin forca ekonomike botërore dalin në tregun ndërkombëtar për të siguruar mjete për menaxhimin e pasojave të shkaktuara nga kriza e koronavirusit”, theksohet në komunikatën për media të dikasterit të financave.

Nga ky dikaster kanë informuar se me dhënien e Eurobondit dhe huas nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në vlerë prej 176 milionë euro dhe huave nga Banka Botërore në vlerë prej 140 milionë eurove si dhe mjetet nga Bashkimi Evropian prej 160 milionë eurove, mbyllet konstruksioni financiar për nevojat e sivjetme, gjegjësisht deficiti i projektuar në 6,8 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor.

Ndërkaq, Arben Halili, ish-drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, për Radion Evropa e Lirë thotë se marrja e Eurobondeve për Maqedoninë e Veriut paraqet një praktikë sa herë që vendi futet në zgjedhje, sipas tij çdo qindarkë në mënyrën më transparente duhet të shkojë në shërimin e ekonomisë.

“Sigurisht se qeveria, përkatësisht Ministria e Financave është ajo që në mënyrë të drejtëpërdrejtë duhet mirë të organizojë shfrytëzimin e këtyre fondeve për qëllimin që janë marrë“.

“Shpresoj dhe dua të besoj se nuk do të jetë praktika e deritashme e huamarrjes në fazë parazgjedhore për ët mbuluar aktivitet e ndryshme që lidhen aktivitet zgjedhore apo dhe për pagesën e borxheve të akumuluara deri më tani, kështu që i mbetet qeverisë me theks të veçantë Ministrisë së Financave, në këtë fazë kur parlamenti është jofunksional që mirë të menaxhojë shfrytëzimin e këtyre mjeteve me transparencë të plotë”, thotë Halili.

Ekspertët e ekonomisë gjithashtu theksojnë se mjetet e marra hua nga Eurobondi duhet të shpenzohen me shumë kujdes.

“Gjithçka që duhet bërë tani është që paratë e mara hua të destinohen në vendin e duhur. Në mënyrën më efikase të mundur, që të mund të shpresojmë që në të ardhmen shkalla e rritjes së Bruto prodhimit vendor të jetë më lartë nga shkalla e kamatës me të cilën shteti është futur në borxh për të dalë nga kriza që ka shkaktuar koronovirusi”, thekson Vanço Uzunov, ekspert i ekonomisë.

Ndërkohë, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ka bërë të ditur se përmes 550 milionë eurove mjete këto të ndara nga buxheti i shtetit synohet të sanohen dëmet e shkaktuara nga koronavirusi në ekonominë e vendit.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


LDK: Ne kemi qenë kundër Mini-Shengenit edhe sa kemi qenë në pushtet

LDK: Ne kemi qenë kundër Mini-Shengenit edhe sa kemi qenë në pushtet

Pacolli tregon për suksesin e tij në punë: Çdo gjë që ndodh ka arsyen e vet

Pacolli tregon për suksesin e tij në punë: Çdo gjë që ndodh ka arsyen e vet

Gashi sërish kandidat për kryetar të Obiliqit

Gashi sërish kandidat për kryetar të Obiliqit

SBASHK-u me apel për punëtorët arsimorë: Vaksinohuni!

SBASHK-u me apel për punëtorët arsimorë: Vaksinohuni!

Bankat islame në Kosovë pa kamata, por jo pa fitime

Bankat islame në Kosovë pa kamata, por jo pa fitime

Presidentja Osmani bisedoi me homologun izraelit

Presidentja Osmani bisedoi me homologun izraelit

Krasniqi viziton Shtimen, lavdëron punën e Ismajlit

Krasniqi viziton Shtimen, lavdëron punën e Ismajlit

Në këto komuna KEDS paralajmëron ndërperje të rrymës

Në këto komuna KEDS paralajmëron ndërperje të rrymës

Sekretarja Albright e fton ministrin Mehaj për vizitë në ShBA

Sekretarja Albright e fton ministrin Mehaj për vizitë në ShBA

Qeveria e Kosovës: Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë 

Qeveria e Kosovës: Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë 

Policia ndalon kontrabandën në Jarinje – gjenden 86 palë pantallona në një autobus

Policia ndalon kontrabandën në Jarinje – gjenden 86 palë pantallona në një autobus

KMLDNJ: Pro bashkëpunimit rajonal, vetëm kur të sqarohet e kaluara

KMLDNJ: Pro bashkëpunimit rajonal, vetëm kur të sqarohet e kaluara

Bideni thotë se ka vozitur kamion me 18 rrota, televizioni amerikan i kërkon dëshmi

Bideni thotë se ka vozitur kamion me 18 rrota, televizioni amerikan i kërkon dëshmi

Blerim Reka: Në Shkup u varros “Mini-Shengeni”

Blerim Reka: Në Shkup u varros “Mini-Shengeni”

Gjykata e dënon me gjobë ish-komandantin e stacionit policor në Gjakovë

Gjykata e dënon me gjobë ish-komandantin e stacionit policor në Gjakovë

Osmani, Kurti dhe Konjufca shkojnë në Gjakovë për ngushëllime tek familja e nënës dhe bijës që vdiqën në tragjedinë në Kroaci

Osmani, Kurti dhe Konjufca shkojnë në Gjakovë për ngushëllime tek familja e nënës dhe bijës që vdiqën në tragjedinë në Kroaci