Ekspertët e meteorologjisë fluturuan me aeroplan special nëpërmes uraganit (Video)

E publikuar: 13/09/2018 02:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti dramatik, kur një aeroplan fluturoi përmes Uraganit Florence, që ka përfshirë të dy Karolinat e Shteteve të Bashkuara.

Pamjet janë shpërndarë nga Divizioni i Hulumtuesve të Uraganeve, disa ditë pas stuhisë shkatërruese, transmeton Telegrafi.

Fluturakja WP-3D Turboprop Aircraft, iua ka mundësuar ekspertëve të meteorologjisë, të kalojnë nëpër troposferën e ulët dhe të mesme.

Me anë të kësaj ekspedite, nëpër erërat me shpejtësi prej 225 kilometrave në orë, pritet të bëhen studime, për të zbuluar më shumë për zhvillimin dhe lëvizjen e uraganeve. /Telegrafi/