EKSKLUZIVE: Termocentrali “Kosova e Re”,` drejt dështimit. Ja arsyeja!

26.08.2015 23:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
EKSKLUZIVE: Termocentrali “Kosova e Re”,` drejt dështimit. Ja arsyeja!

Termocentrali Kosova e Re është shumë pranë dështimit.

Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime ndërkombëtare. Sipas këtyre burimeve, kjo po ndodh për faktin se kompania fituese e shpallur nga Komiteti Ndërministror për Kosovën e re, Contour Global, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka paralajmëruar se do të tërhiqet, për faktin se nuk ka pajtueshmëri për disa detaje të kontratës.

“Ndërtimi i Termocentralit Kosova e Re është shumë pranë dështimit. Kompania fituese ka paralajmëruar se do të tërhiqet për shkak se nuk ka pajtueshmëri për disa detaje të kontratës”, i ka thënë Gazetës Blic këto burim.

Para disa muajsh, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, i cili udhëheq Komitetin Ndërministror për Kosovën e Re, kishte thënë se janë bërë përparime të dukshme në realizimin e këtij projekti.

Ndërtimi i këtij projekti po dështon tash e një dekadë.

Fillimisht ishte qeveria LDK- AAK ajo e cila kishte nisur realizimin e këtij Projekti, që njihej si Kosova C, mirëpo me të ardhur në pushtet Hashim Thaçi e kishte ndërprerë këtë proces. Ai ia ndryshoi emrin këtij projekti, duke e emërtuar Kosova e Re, por që më shumë se shtatë vjet nuk po arrin që ta realizoj ndërtimin e Kosovës së re.  po dështon që të nis.

Më saktësisht, vendimi për ndërtimin e këtij projekti ishte marrë në vitin 2006, menjëherë pas formimit të Ministrisë së atëhershme të Energjisë dhe Minierave. Si projekt është zvarritur nga viti në vit, dhe si i tillë kishte pësuar shumë ndryshime.

Në radhë të parë termocentrali kishte 2,100 megavat, pastaj projekti riemërohet nga Termocentrali “Kosova C” në “Kosova e Re”, ku prapë ulet kapaciteti prodhues në 1,000 megavat.

Ndërsa, ndryshimi i tretë bëhet kur shpallet tenderi për ndërtimin e termocentralit me 600 megavat, pastaj nga pakoja tenderuese hiqet ndërtimi i Termocentralit “Kosova B”.

Ndryshe, Termocentrali “Kosova e Re” llogaritet të jetë një ndër projektet më të mëdha në Kosovë. ?Gazeta Blic

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë