Sport

EKSKLUZIVE: Kjo është letra që Besart Berisha njofton FIFA-n se do të luaj për Kosovën

29.08.2016 00:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
EKSKLUZIVE: Kjo është letra që Besart Berisha njofton FIFA-n se do të luaj për Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës ka afruar futbollistin më të madh shqiptar viteve të fundit.

Sulmuesi Besart Berisha, i është përgjigjur thirrjes së vendlindjes, për të veshur fanellën e Përfaqësueses së Kosovës, në kualifikimet për Kampionatin Botëror që mbahet në Rusi në vitin 2018.

Lajmin që Berisha do t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës, e ka konfirmuar për Lajmi.net miku i tij Enis Fetahu.

Besart Berisha, tani i është drejtuar FIFA-s duke i kërkuar që t’i mundësohet të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës.

Lajmi.net ka siguruar letrën që 31 sulmuesi vjeçar ia ka dërguar FIFA-s, ku i kërkon që t’i lejohet të vesh fanellën e Kosovës, duke i sqaruar edhe mundësitë që në të kaluarën ia kanë pamundësuar një gjë të tillë.

Letra e plotë e Besart Berishës drejtuar FIFA-s:

Të nderuar,

Po ju drejtohem me shpresën se kërkesa ime do të trajtohet në mënyrë të drejtë!

Jam Besart Berisha, futbollist profesionit që aktualisht luaj për ‘Melburne Victory’ në Australi.

Kam lindur në Prishtinë-Kosovë me 29.07.1985. Jam rritur në Kosovë dhe kam filluar të luaj futboll atje.

Kam luajtur futboll (Kosovë) për klube, ku edhe jam formësuar si futbollist. Por ashtu siç ju e dini, nuk kam mundur të luaj për vendin ku kam lindur dhe nuk e kam ditur se edhe sa kohë do të vazhdonte kjo situatë, prandaj si 26 vjeçar, kisha vendosur të luaj për ekipin Kombëtar të Shqipërisë, për të cilin kam luajtur deri në vitin 2009.

Nga viti 2009, nuk jam më pjesë e asnjë ekipi kombëtar.

Megjithatë, pas njohjes së Federatës së Futbollit të Kosovës nga UEFA dhe FIFA, me mirësjellje ju kërkoj të më jepni lejen të përfaqësoj vendin tim, vendlindjen time, për të cilën kam ëndërruar që kur isha fëmijë.

Kam lindur në Kosovë, jam rritur atje, jo vetëm si person por edhe si futbollist në Kosovë, prandaj jam shumë i lidhur me vendim tim dhe gjithmonë kam ëndërruar për të luajtur për Kosovën.

Prandaj, bazuar në rregulloren tuaj, jam i sigurt që ju do të më lejoni të realizoj ëndrrën time.

E kuptoj se mund ta shfrytëzoj të drejtën time vetëm një herë që të ndërroj Federatën, dhe se vendimi i FIFA-s është përfundimtar.

E di se disa nga ju keni qenë lojtarë profesionistë dhe mendoj se ju e dini më mirë se kushdo tjetër se sa e rëndësishme është për një lojtar të prezantojë vendin e tij dhe të ndjehet krenar për të veshur fanellën e ekipit kombëtar.

Pres nga ju një përgjigje pozitive lidhur me faktin se FIFA është për ‘Fair Play’ dhe lejimi i futbollistëve që të përfaqësojnë shtetin e vet, është definicion për ‘Fair Play’ dhe se kjo është e drejtë bazike për mua, për të cilën jam i sigurt se FIFA do t’i përgjigjet.

Gjithë të mirat

Besart Berisha 23.08.2016

/Lajmi.net/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”

Haziri nga protesta: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem

Haziri nga protesta: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem

Syla nga protesta: Nuk kërkojmë favore, por drejtësi të pastër si loti

Syla nga protesta: Nuk kërkojmë favore, por drejtësi të pastër si loti

Çitaku nga protesta: Është beteja më e rëndësishme për Kosovën dhe për shqiptarët

Çitaku nga protesta: Është beteja më e rëndësishme për Kosovën dhe për shqiptarët

Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm

Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm

Komuna njofton për devijimin e disa linjave të autobusëve në Prishtinë

Komuna njofton për devijimin e disa linjave të autobusëve në Prishtinë

Kosovës nuk i duhet të ushqejë sentimentin anti-perëndimor! Mos të digjen të gjitha kartat

Kosovës nuk i duhet të ushqejë sentimentin anti-perëndimor! Mos të digjen të gjitha kartat

Kamberi: Është koha që të kemi fuqi më të madhe politike

Kamberi: Është koha që të kemi fuqi më të madhe politike

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës

Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës

Projektligji për Specialen, Çitaku: Donikë, Albin dhe zyrtarë përgjegjës, mos e pengoni këtë projektligj

Projektligji për Specialen, Çitaku: Donikë, Albin dhe zyrtarë përgjegjës, mos e pengoni këtë projektligj

Kurti: Platforma për komunitetet joshumicë mundëson raportimin e drejtpërdrejtë të diskriminimit

Kurti: Platforma për komunitetet joshumicë mundëson raportimin e drejtpërdrejtë të diskriminimit