Ekonomi e çekuilibruar!

16.06.2021 19:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ekonomi e çekuilibruar!

Republika e Kosovës vazhdon të sheh ekonominë dhe në përgjithësi biznesin si një arkë nga mund të përfiton pa ndonjë plan konkret duke inkasuar financa në buxhetin e shtetit pandërprerë, ku pastaj të mirat e përbashkëta që mbledhin të përdorën vetëm për masën dhe fuqinë punëtore publike.

Si pasojë e covid dhe përhapja pandemike në mbarë botën ka bërë që një pjesë e bizneseve farë të mos arrijnë ta mbijetojnë në tregun e vendit.
Rrjedhojë e kësaj, biznesi vazhdoi me humbje tjera të mëdha duke u futur në borxhe, kredi dhe konsignime të ndryshme bashkëpunuese në mes një pjese të caktuar të bizneseve.
Pakot emergjente dhe pakot fiskale financiare që do të ndihmon bizneset nga asnjë qeveri po thuajse nuk përfundoi në mënyrën e duhur.
U ndihmuan disa që kishin pasur konstancë në ruajtjen e biznesit, disa të veprimtari tjera që kishin qarkullim të përgjysmuar u anashkaluan.

Burokraci të tepruara në arritjen e aplikimit të përfshirjes në këto pako përshkruan shumë biznese, dhe disa syresh nuk arritën as të shohin dorën e shtetit dhe ndihmën e ofruar nga ta.

Ekonomi e lirë, ekonomi e ekuilibruar, ekonomi e kontrolluar në masë, ekonomi e komanduar forma të këtilla shumë shtetet arritën ti sistemojnë bizneset disa prej tyre edhe i shpëtuan nga kolapsi, e disa të tjera me dhënien e infuzioneve ekonomike arritën të mbesin në treg edhe pse me disa çalime të theksuara.

Në disa shtete pandemia ndikoj që të vihen dhe të përcjellën më një kontroll të kohëpaskohshëm lëvizjet ekonomike, e në disa shtete tjera kaluan në një ekonomi plotësisht të komanduar.

Por, kjo në Kosovë nuk u pa!

Pra nuk u pa as një ekonomi që u shpëtua, e as një ekonomi që shteti ka brengën ndaj saj, e as një ekonomi që duhet të shihet me syrin e partneritetit.

Këtu është për keqardhje sepse vazhdon të shihen si armiq të gjitha llojet e afarizmit nga ana e shtetit.
Këtu behën projekte për shpëtim tërësor, ose të gjithë ose asnjë.
Atëherë në të dy opsionet përfituesit tradicional sërish janë në top agjendat shtetërore gjithsesi, parimorët dhe nevojtarët humbin sërish.

Sërish NVM (ndërmarrjet e vogla dhe të mesme) nuk arrijnë të përfitojnë gjë, dhe për rrjedhojë rënia drejt pikës zero vazhdon.

Shteti ynë shpresoj që do të përcaktohet në kahen e shpëtimit dhe zhvillimit ekonomik, duke u bazuar në ekonomitë botërore, sepse ne edhe ashtu nuk jemi një faktor që do të kemi interferencë në tregun rajonal, e aq më pak atë global.

Me të drejt thuhet se kush e donë një dru, duhet të donë edhe degët e saj.

Me faljen e borxheve nëse shpëtohen 75% bizneseve të sinqerta dhe të rregullta duke kontribuar në rritjen e buxhetit të shtetit, por të atakuar nga pandemia covid19, atëherë lë të shpëtojnë edhe 1 ose 2% e atyre përfituesve të pandërgjegjshëm.

Kush gabon është njeri, ndërsa ai që në gabime qëndron është djall.
Republika jonë sërish jashtë çdo sfere matëse dhe kahje në rangun ekonomik botëror.

Ne as me shehër, as me Barlieve është një shprehje Prishtinase.

As ekonomi e lirë, as e kontrolluar, e as e komanduar!
Thjesht ekonomi e interesit dhe e përfitimit nga ajo!
____
ESH

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


A i ka çu duart prej ShBA-së kjo qeveri?

A i ka çu duart prej ShBA-së kjo qeveri?

Qeveria Kurti u vonua të blejë vaksinat, por vetëm kritika anti-qeveritare nuk e ndihmon Kosovën

Qeveria Kurti u vonua të blejë vaksinat, por vetëm kritika anti-qeveritare nuk e ndihmon Kosovën

Dual arsimi dhe përgatitja për tregun e punës

Dual arsimi dhe përgatitja për tregun e punës

Juve atje n’kry t’venit e që po na thoni “hajt se mirë’ osht”

Juve atje n’kry t’venit e që po na thoni “hajt se mirë’ osht”

Një Kryeministër që i etikon fashistë kritikët e Goranit, është kërcënim real për vendin

Një Kryeministër që i etikon fashistë kritikët e Goranit, është kërcënim real për vendin

Bregoviç po e hapka koncertin me kangën “Kosovarja”, gjoja nerë e madhe për gra e çika të Kosovës

Bregoviç po e hapka koncertin me kangën “Kosovarja”, gjoja nerë e madhe për gra e çika të Kosovës

Pse Kosova e Albin Kurtit po i largohet çdo ditë Shqipërisë?

Pse Kosova e Albin Kurtit po i largohet çdo ditë Shqipërisë?

Trathëtia e votës sime

Trathëtia e votës sime

Latifi: Afganistani dështoi për t’u bërë shtet modern e ligjor, të njejtën gjë e pret Serbia për Kosovën

Latifi: Afganistani dështoi për t’u bërë shtet modern e ligjor, të njejtën gjë e pret Serbia për Kosovën

Latifi e quan “zuzar” Mustafa Nanon pasi ky i fundit i doli në krah Goran Bregoviçit

Latifi e quan “zuzar” Mustafa Nanon pasi ky i fundit i doli në krah Goran Bregoviçit

Dhembja për atdheun nuk pushon kurrë

Dhembja për atdheun nuk pushon kurrë

Na dogji malli, seç na vrau – në udhët p’ej sh’pie

Na dogji malli, seç na vrau – në udhët p’ej sh’pie

A jemi vërtetë shoqëri aq patriarkale, sa po na atribuohet?

A jemi vërtetë shoqëri aq patriarkale, sa po na atribuohet?

Lotët e opozitës, analistëve e mediave në Kosovë kundër NEPOTIZMIT!

Lotët e opozitës, analistëve e mediave në Kosovë kundër NEPOTIZMIT!

Pse nuk guxojnë t’ia përmendin dot as emrin kryeprokurorit që mban mbiemrin “Çela”?

Pse nuk guxojnë t’ia përmendin dot as emrin kryeprokurorit që mban mbiemrin “Çela”?

“Vrasësi i heshtur” dhe Asbesti në mafiourbanizëm

“Vrasësi i heshtur” dhe Asbesti në mafiourbanizëm