Kandidatja për Asamblenë Komunale nga radhët e PDK-së, Egzona Gashi Mehmeti, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që ka marrë nga qytetarët e Lipjanit gjatë fushatës, duke i ftuar ata që ta përkrahin me votë në ditën vendimtare.
“Mirënjohje për mbështetjen tuaj të vazhdueshme në rrugëtimin tim drejt suksesit. Çdo hap bëhet më i lehtë kur ke pranë njerëz që të motivojnë si ju. Faleminderit!”, ka shkruar Egzona në një postim publik.
Ajo garon me numrin 6 në listën e PDK-së dhe premton përfaqësim dinjitoz, të ndershëm dhe të afërt me qytetarin.
#PDK191 ✅ | #6 ✅



















