Efekti i TVSH-së së re- plaçkiten bizneset me nga 25 euro për çdo arkë fiskale!

01.09.2015 13:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Efekti i TVSH-së së re- plaçkiten bizneset me nga 25 euro për çdo arkë fiskale!

Vendimi i Qeverisë së Kosovë për të ndryshuar Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), pos që nuk pritet të ketë ndikim direkt në lehtësimin e jetës së qytetarëve, ka bërë që të plaçkiten edhe bizneset në Kosovë.

Gazeta Blic nga burime brenda Ministrisë së Financave ka mësuar se pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve fiskale, gjegjësisht uljes së TVSH-së për disa produkte dhe rritjes për disa të tjerë, të gjitha bizneset do të detyrohen që t’i riprogramojnë arkat e tyre fiskale, që do të kushtoj 25 euro për secilën arkë.

“Në Kosovë janë mbi mijëra biznese, të cilat do të detyrohen që t’i riprogamojnë arkat e tyre fiskale në përputhje me ndryshimet që kanë ndodhur me TVSH-në. Çmimi për secilën arkë do të jetë 25 euro”, ka thënë ky burim.

Ndryshe, nga sot kanë hyrë në fuqi ndryshimet tatimore të ndërmarra nga ministri i Financave, Avdullah Hoti. Sipas kësaj pakoje të re tatimore, TVSH-ja nga 16 për qind që ishte për produktet bazë si mielli, buka, vaji…, do të ulet në 8 për qind, derisa për produktet tjera si nafta e të tjera do të rritet TVSH-ja.

Njohës të fushës së ekonomisë konsiderojnë se ky ndryshim i TVSH-së do të godasë vetëm qytetarët. Sipas tyre, përpos që do të ketë rritje të çmimit tek ato produkte ku është rritur TVSH-ja, nuk do të ketë rënie të çmimit tek ato produkte ku ka pas ulje të TVSH-së.

KËTU mund ta gjeni një shkrim të Astrit Gashit për efektet e TVSH-së. 

Në anën tjetër, Kestrin Kumnova zëdhënës i katër kompanive të licensuara për pajisje fiskale, e ka konfirmuar për Gazetën Blic këto pagesa prej 25 eurosh për bizneset. Megjithatë, ai ka shtuar se ato biznese që e kanë të periudhën e servisimit këtë do ta kenë gratis.

“Pas ndryshimit të ligjit për TVSH nga ana e Ministrisë së Financave, bizneset janë të obliguara të bëjnë ndryshime teknike në pajisje fiskale dhe kompanitë e licencuara e ofrojnë këtë shërbim me pagesë prej 25 euro plus TVSH. Këtë pagesë për servisim janë të obliguara ta bëjnë një numër kryesisht i vogël i bizneseve pasi ato biznese që tash e kanë kohën e kontrollës periodike vjetore dhe ato biznese që posedojnë pako të garancionit këtë shërbim e kanë falas.

Cdo ndërhyje në pajisje fiskale duhet të bëhet përmes teknikëve të autorizuar për shkak të rëndësisë dhe të dhënave që përmban pajisja fiskale. Sikurse paguhet për cdo servisim të pajisjeve elektronike (sikurse telefonat, kamerat, televizioret) edhe për pajisjet fiskale caktohen pagesa të servisimit që në këtë rast janë minimale”, ka thënë ai për Gazetën Blic./ Gazeta Blic

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor