Edi mëson nga Hashimi e Isa: prish koalicionin me Ilir Metën dhe lidhet me Lul Bashën?!

27.09.2015 22:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Edi mëson nga Hashimi e Isa: prish koalicionin me Ilir Metën dhe lidhet me Lul Bashën?!

Shqipëria nuk po rehatohet. Skandalet që s’pushojnë, krimi dhe korrupsioni por edhe presionet ndërkombëtare për reforma në drejtësi duket që këtë vend do ta shkundin së shpejti. Edhepse dihej qysh në fillim që “dashuria” mes Edi Ramës dhe Ilir Metës kurrë nuk ka qenë e madhe- ata u lidhën me zor vetëm e vetëm që ta rrëzonin Sali Berishën. Dhe tashti, kur Rama e Meta janë duke e parë që Berishës partinë edhe de fakto ia mori Lul Basha- duket që Rama don ta hedh edhe Ilir Metën dhe të bëjë një koalicion të “madh” – me PD-në e Lul Bashës. Kështu së paku raportojnë mediat nga Tirana dhe kjo s’ka si të mos i ngjajë një “modeli”- aspak gjerman apo austriak sa “kosovar”. Edi pra po mëson nga Hashimi e Isa- duke bërë kështu edhe një koalicion “elefantësh”- në Tiranë… Në vijim edhe hulumtimi i lapsi.al për këtë temë/Gazeta Blic.

Ilir Meta po jep sinjale gjithnjë e më të forta se pavarësisht afrimit të PDIU –së me Ramën, ai mbetet përcaktues për fatin e qeverisë. Deklarata e tij ironike të një dite më parë në Skrapar, se Basha shumë shpejt mund të fjalë për një “qeveri kriminale Meta – Meta dhe për shtypjen dhe terrorin e saj ndaj opozitës së pafajshme Basha-Rama” duken më shumë si mesazh për Ramën.

Me zhvillimet e fundit, ku Meta sheh të intensifikohen sulmet dhe akuzat ndaj tij, me përçarjen mes PS e LSI në disa qarqe si Shkodër, Gjirokastër e Dibër, me mungesën e komunikimit me kryeministrin, koalicioni qeverisës duket se qëndron në këmbë vetëm për inerci.

Për këtë arsye, dy partitë kryesore në mazhorancë po bëjnë kalkulimet e votave në parlament për gjetjen e një skenari të mundshëm politik në rast të prishjes së marrëveshjes së 1 prillit, veç zgjedhjeve të parakohshme, të cilat këto kohë duken më të afërta.

Burime pranë Partisë Socialiste kanë kofirmuar për lapsi.al se kryeministri Rama ka urdhëruar prej kohësh sondazhe të brendshme për testuar mbështetjen në popull. Pjesë e testimeve është edhe dalja e PS në zgjedhje pa LSI –në, një variant ky që, sipas të dhënave, e rrit mbështetjen për PS –në.

Për shkak të rritjes së presionit si brenda vendit ashtu edhe nga faktori ndërkombëtar, tek i cili Edi Rama e ka denoncuar disa herë Metën kur ishte në opozitë, kryeministri është gati ta prishë koalicionin me Metën. Por ai kërkon garanci për të mbetur në qeveri.

Ndaj përpara skenarit të zgjedhjeve të parakohshme, mbetet ai i numrave në parlament. Nëse LSI do të largohet nga koalicioni qeveritar, Edi Rama e ka të pamundur ta mbajë qeverinë dhe për pasojë nuk do të jetë ai që do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme.

Partia Socialiste numëron 63 deputetë në grupin e saj parlamentar. Por dy prej tyre nuk mund të votojnë. Armando Prenga është në burg, ndërsa Arben Ndoka ka dhënë dorëheqjen.

61 deputetëve të mbetur të PS u bashkohet Shpëtim Idrizi me dy deputetë të tjerë të PDIU, Omer Mamon dhe Aqif Rakipin. Dy të tjerët, Dashamir Tahiri dhe Tahir Muhedini e kanë refuzuar aleancën për zgjedhjet e 21 qershorit mes Idrizit dhe Ramës.

64 votave të PS – PDIU u shtohet edhe ajo e Nard Ndokës dhe i gjithë koalicioni pranë Ramës bën vetëm 65 vota në parlament. PS ka humbur edhe mbështetjen e Vangjel Dules së PBDNJ –së dhe atë të Mark Frrokut të PKD –së, që gjendet në burg nën akuzën për vrasje.

Teksa PS –së i janë pakësuar radhët, LSI i ka shtuar ato duke e çuar numrin e grupit parlamentar në 20. Që prej zgjedhjeve të 2013 ajo ka afruar në gjirin e saj Gjovalin Kadelin që e mori mandatin nga PD, si dhe Luan Dushën dhe Ylli Shehun e PR.

PD mbetet me 40 deputetë pas largimit së fundit të Mesila Dodës.

Numrat nuk e mbajnë Ramën pa Metën në qeveri dhe zgjedhjet e parakohshmë duken të pashmangshme nëse Meta vendos ta braktisë koalicionin për shkak të rritjes së mosbesimit ndaj Ramës dhe dyshimeve se pas sulmeve të fundit ndaj tij qëndron Edi Rama.

Deklaratat e tij të këtyre kohëve dhe lëvizjet e LSI –së nëpër qarqe e japin qartësisht këtë mesazh. Po kështu, ato nuk përjashtojnë edhe kërcënimin se LSI do të forcohet në rast të ndonjë skenari të mundshëm qeverisjeje PS – PD. Ky skenar është përfolur disa herë gjatë verës në PD dhe është artikuluar edhe nga figura përfaqësuese të saj, ndonëse si Rama ashtu edhe Basha e kanë hedhur poshtë si mundësi.

Është përfolur edhe për një rikthim të koalicionit PD – LSI. Ky variant duket larg për sa kohë PD e ka vënë në shenjestër Ilir Metën dhe kërkon me ngulm dorëheqjen e tij. Megjithatë, kjo skemë u përdor edhe nga Rama prej vitit 2010 për të arritur më pas në një marrëveshje me Metën në pranverën e 2013 –ës.

Prova e parë se nga do të shkojë shumica e kartonave në parlament pritet të jetë votimi i pr/ligjit për lejimin e hetimit ndërkombëtar për aferën CEZ, të propozuar nga PD dhe të mbështetur nga LSI, për të cilin PS nuk është shprehur ende. Bashkimi i votave PD – LSI për këtë çështje mund të jetë një tjetër mesazh për Ramën. Por a do të vazhdojë kryeministri të mbetet peng i presioneve dhe numrave në parlament, apo do të pranojë të testohet edhe një herë në popull, ashtu siç po ia kërkojnë me ngulm publikisht ditët e fundit disa analistë e figura të majtëst? Lapsi.al

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7