Edhe Apple i ndal shitjet në Rusi

E publikuar: 01/03/2022 22:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjigandi teknologjik Apple, ka konfirmuar se i ka ndalur të gjitha shitjet e produkteve në Rusi.

Apple tha se kjo vije si përgjigje ndaj sulmeve ruse ndaj Ukrainës.

“RT News dhe Sputnik News, dy burime shtetërore të medias, nuk do të jenë gjithashtu të disponueshme jashtë Rusisë”, thuhet në njoftimin e Apple.

Ata gjithashtu konfirmuan se do t’i kufizojnë përdorimet e Apple Pay dhe shërbimeve të tjera në Rusi.