E zhveshur me një 17-vjeçar në makinën e bashkëshortit, gruaja e zyrtarit të Ministrisë së Mbrojtjes rrezikon 20 vite burg (Foto)

E publikuar: 17/04/2024 08:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Oficerët e policisë në Kolorado kanë arrestuar një mësuese 45-vjeçare, e cila u gjet e zhveshur me një 17-vjeçar në makinën e bashkëshortit të saj, i cili është zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së.

Aventura për 45-vjeçaren Erin Ward filloi në orët e para të mëngjesit të 13 prillit, kur policia e Douglas County u njoftua për një makinë të dyshimtë të parkuar në një anë të rrugës.

Oficerët që nxituan për të kontrolluar e gjetën Ward të zhveshur në sediljen e pasme të makinës, e cila ishte në emrin e burrit të saj.

Në sy të policisë, 17-vjeçari ka hipur në sediljen e shoferit dhe ka shkelur gazin duke tentuar të arratiset, por dy blloqe më vonë është përplasur. Ai u përpoq të arratisej i veshur vetëm me një bluzë me mëngë të shkurtra dhe mbathje, por më në fund u gjet një orë më vonë.

45-vjeçarja tha në polici se ishte mësuese zëvendësuese në një shkollë dhe aty kishte takuar 17-vjeçarin me të cilin, siç tha ajo, kishin pasur kontakte seksuale. Në Nebraska, mosha në të cilën konsiderohet se ekziston pëlqimi është nga 16 vjeç dhe kjo është arsyeja pse Ward nuk akuzohet për joshje të një të mituri, por për abuzim seksual, duke rrezikuar deri në 20 vjet burg.

Bashkëshorti 53-vjeçar i mësueses, William Douglas Ward , ka shërbyer për gati dy dekada në Departamentin e Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së, duke qenë i caktuar, ndër të tjera, edhe në postin e zv. drejtor i Grupit të Veprimit të Komandantit dhe këshilltar i lartë i Komandës Strategjike të Shteteve të Bashkuara, një grup ushtarak që zbulon dhe kap kërcënimet kundër SHBA. 53-vjeçari është diplomuar gjithashtu në vitin 2021 në Harvard me një diplomë master në shkenca politike dhe qeveri.