E bukur si 20 vjeçare…Eli Fara zbulon për herë të parë operacionet plastike që ka bërë

E publikuar: 28/04/2018 22:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse një jetë në skenë, vitet kalojnë,  Eli Fara vazhdon të mbetet më e bukur edhe se në të 20-at e saj. Nëse po prisni të plaket Eli, bëni mirë t’a merrni dhe ju me ngadalë ashtu si ajo.

“S’e kuptoj pse presin të plakem, mua s’më nxiton njeri, e kam marr avash-avash”, u shpreh Eli.

Por gjithë kjo bukuri ka bërë të mendohet se dhe këngëtarja u është nënshtruar operacioneve plastike apo botokseve. Për të gjithë dyshuesit Eli Fara ka shuar kureshtjen.

“Ka mbirë botoksi në mendjen e njerëzve, edhe unë kam filluar të mendoj në fakt. Vetëm flokët kam operacion plastik”, tha Eli me humor. /Gazeta Express/