Dyshime se produktet e Serbisë janë të kontaminuara (Foto)

E publikuar: 24/12/2017 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një lexues i Gazetës Express, ka dërguar disa fotografi të një produkti serb që e ka blerë në Prishtinë, e që sipas tij është i prishur.

“Plazma Çoko Orange” ka afat përdorimi deri në nëntor të vitit 2018, por produkti brenda paketimit është i prishur.

Në fotografitë e dërguara, shihet paketimi me produktin e prishur brenda tij – edhe pse ka afat deri në fund të vitit 2018.

Ky është vetëm një nga produktet e dyshimta të Serbisë, që dyshohet se prodhohet me linjë të veçantë për tregun e Kosovës, pra produktet serbe që vijnë në Kosovë kanë cilësi më të dobët, krahasuar me linjat tjera prodhuese që i prodhon për vendet tjera.

Edhe ekspertët e ushqimit dhe pediatrat disa herë kanë paralajmëruar që mos të blihen produktet e tilla serbe, të cilat u jepen sidomos fëmijëve.

Kosova përmes importit i ka dhënë miliarda euro Serbisë që nga paslufta. /Express