Dy kandidatët për Gjilanin përplasen për arsimin (Video)

E publikuar: 07/11/2017 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sami Kurteshi, kandidat i LVV-së për të parin e Gjilanit, tregon se matjet që kanë bërë në terren tregojnë për një gjendje të mjerueshme të arsimit në këtë komunë.

Ai ka thënë se shkollat po punojnë me tri ndërrime dhe madje ka raste kur nxënësit, në mungesë të hapësirave, detyrohen që të përdorin xhamitë si hapësira shkollore.

“Kemi degradim të arsimit në çdo aspekt, më e rënda është se kemi skajshmëri paradoksale që nuk lënë shumë fantazi. Kemi shkolla që punojnë më tri ndërrime dhe ora nuk zgjat më shumë se 30 minuta. Në fshatin Haxhaj, fëmijët shkojnë të mësojnë në podrumin e xhamisë, tash është duke u ndërtuar shkolla”, ka thënë Kurteshi, raporton Koha.net.

E Lutfi Haziri, i cili po kërkon edhe një mandat tjetër për të udhëhequr me komunën e Gjilanit, i thotë kundërkandidatit të tij se “nuk po sheh mirë”.

“Nëse ke hy në shkollë dhe në anën tjetër nuk e ke pa objektin ngjitur me shkollë, atëherë është vërtetë problem serioz”, ka thënë ai.

“Ju po e shihni me dioptri tjetër”, shtoi tutje Haziri.